Vrasja makabre e 8 fëmijëve në Australi është pasuar nga arrestimi i nënës së tyre 37 vjeçare. Gruaja u raportua si e plagosur me thikë dhe u mbajt nën kujdesin mjekësor, por mësohet se ndaj saj është lëshuar dhe një urdhër arresti për vrasje.
Tragjedia shokoi gjithë Australinë vetëm pak ditë pas pengmarrjes prej 16 orësh ku u vranë dhe dy njerëz. Zyrtarët policorë sqarojnë se ende nuk janë vërtetuar akuzat ndaj nënës së 7 prej fëmijëve, pasi viktima e tetë ishte mbesa e saj.

Sipas policisë ende po bëhen investigimet e duhura për të zbuluar prova materiale e ADN-je për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, dhe sesi ka ecur kronologjia e këtij krimit masiv. Zëdhënësi i policisë jep detaje se janë gjetur disa armë brenda shtëpisë ndaj duhen ende më tepër verifikimeve, ndonëse trupat janë lëvizur nga shtëpia.
Banorët e zonës kanë përkujtuar viktimat e moshës nga 18 muajsh në 15 vjeç, duke sjellë buqeta me lule pranë shtëpisë së tyre.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Masakër në Australi gjenden të vrarë 8 fëmijë