Vrasja me sëpatë në Korçë, rrëfimi i killerit: Osmani më tha kur të vdes do ta heq varrin e babait

Vrasja me sëpatë në Korçë, rrëfimi i killerit: Osmani më tha kur të vdes do ta heq varrin e babait

Zamir Topi sot para gjykates

Vetëm pak orë pasi gjykata e Korçës,ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin e vrasjes së Dashnor Osmanit,në 28 janar 2020, “Shqiptarja.com” zbardh pjesën e dytë të dëshmisë së Zamir Topit, njeriut që masakroi me sëpatë shitësin e bananeve. Dashnor Osmani, ishte me origjinë nga Skrapari, por kohët e fundit banonte në fshatin Poçestë të Libonikut. Autori i krimit nuk arrinte të pranonte faktin që një person i ardhur nga Skrapari, ti zinte pjesën e familjarëve të tij, në varrezat e fshatit Poçestë të Libonikut. Kjo pasi para disa vitesh, Dashnor Osmani, kishte varrosur babain e tij afër varrit të nënës së autorit të dyshuar të krimit Zamir Topi.

Nisur nga kjo situatë,Zamir Topi, i ka kërkuar Osmanit që ta heqë varrin e babai nga ajo sipërfaqe, duke pretenduar se ajo pjesë e varrezave është e fisit të tij. Ndërsa Dashnor Osmani, i ardhur nga Skrapari me banim në Poçestë,i ka pohuar se do të hiqte eshtrat e babait të tij nga ajo pjesë toke, por pasi të mbushej një vit kohë nga dita e vdekjes. Më pas në një takim tjetër mes Topit dhe Osmanit, ky i fundit i ka thënë kur të mbushte 3 vjet dhe më vonë në një takim tjetër i ka thënë 5 vjet. Në takimin e fundit, sipas dëshmisë së Zamir Topit, Dashnor Osmani, i ka pohuar se do e hiqte babanë nga varrezat, atëherë kur të vdiste vetë ai, pra vetë Dashnor Osmani.

Pas kësaj Zamiri i ka pohuar Dashnorit që mos i dalë më përpara. “…Në 28 janar 2020 rreth orës 14:00 unë e kam parë Dashnorin, duke shitur banane në Korçë dhe ai më ka dalë përpara si i fortë, duke më prerë rrugën por pa më folur asnjë fjalë…”-tregon Zamir Topi. Pas këtij karshilliku nga ana e Dashnor Osmanit, Zamir Topi, ka shkuar në një dyqan aty afër, ku tregtoheshin vegla pune dhe ka kërkuar të blejë një sepatë. Shitësi i dyqanit, i ka thënë që sëpatat kanë një vlerë prej 6 mijë lekë të vjetra, ndërkohë siç ka treguar në polici vetë Zamiri, ai me vete kishte pasur 4 mijë lekë të vjetra. Për të plotësuar sasinë e lekëve prej 6 mijë lekë të vjetra, Zamir Topi, rezulton që të ketë shkuar në një berber në Korçë, ku ai qethet gjithmonë dhe i ka kërkuar në formën e borxhit, 2 mijë lekë të vjetra, por pa i thënë se përse i duheshin këto lekë. Pasi ka marë lekët, ka shkuar në ambientet e dyqanit ku ka blerë sëpatën me vlerën prej 6 mijë lekë të vjetra dhe me sopatë në dorë, është afruar pranë vendit ku shiste banane Dashnor Osmani.

Rezulton se Zamir Topi, i është afruar dhe pa paralajmërim e ka qëlluar disa herë në kokë me sopatë Osmanin, duke e lënë të vdekur në vend dhe të mbuluar nga një pirg i madh gjaku. Zamir Topi është përpjekur të largohet me vrap por është kapur shumë shpejt nga një patrullë policie në qytetin e Korçës, duke arritur ta neotralizojnë, megjithëse në dorë mbante sopatën e krimit. Policia i ka sekuestruar si provë materiale sopatën me të cilën,Zamiri, vrau Dashnor Osmanin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës