Bllokohen sërish hetimet për vdekjen e turistes ruse Ksenia Royk e cila më 21 Korrik humbi jetën në plazhin e Ksamilit.
 
Sipas faksimiles të siguruar nga Report Tv policia shkencore i është përgjigjur një ditë më parë prokurorisë ku sqaron se “fijet e flokut të gjetura në helikën e skafit të drejtuar nga Ermal Fataj, nuk mund të identifikojnë AND”.

"Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej dy fijeve të flokut (provë materiale) opbjekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin "Mali" nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH",
 thuhet në përgjigjen e laboratorit të Policisë Shkencore.  
 
Kjo përgjigje u prit prej 45 ditësh aq sa gjykata caktoi si masë sigurie arrest me burg për Fatajn deri një ditë më parë kur dhe ky afat skadoi.
 
Por Fataj nuk u lirua dhe ndaj tij u shtua një masë me 30 ditë burg pasi prokuroria ka vendosur që me anë të letërporosive të kërkoj një analzë jashtë vendit.
 
Sipas shkresës së siguruar nga Report Tv policia shkencore thotë se ka një mundësi identifikimi nëse kjo fije floku i përket apo jo 15 vjeçares, por bëhet me analizën e ADN-s mitokondriale e cila nuk kryhet pranë IPSH institutit të policisë shkencore.
 
Më 21 Korrik turistja Ruse humbi jetën në plazhin e Ksamilit por që nga ai moment hetimet skanë zbardhur asgjë pasi prova e vetme është dëshmia e nënës së vajzës që e pa atë të pajetë në det por spa autorin dhe fijet e flokut të gjetura në helikën e skafit të Fataj.

Ermal Fataj e ka mohuar akuzën që nga arrestimi i tij, por kjo ngjarje është ende nën hetim dhe pritet të zbardhet me analizën e ADN-s mitokondriale që do të kryhet jashtë vendit.

Rezultatet e ekspertizës:
1. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatirut nga njëra prej dy fijeve të flokut (provë materiale) opbjekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin "Mali" nuk u përftua asnjë profl gjenetik dhe për rrjdhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajho mund të ekzaminohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH. 

2. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej tre fijeve të flokut (provë materiale 2) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit luindrues me mbishkrimin "Mali" nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH. 

3. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej tre fijeve të flokut (provë materiale 3) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit luindrues me mbishkrimin "Mali" nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.  

turistja ruse fija flokut ekspertiza adn