Shqiptarja.com hedh dritë mbi mënyrën sesi biznesmeni Sokrat Shani vrau të dashurën e tij 29-vjeçare duke sjellë foto nga vendngjarja. Përpara se të vriste edhe veten, nëpërmjet një letre, Shani shpjegonte se krimin e kreu në momente të vështira psikologjike.

Në foton e siguruar nga shqiptarja.com, 29-vjeçarja është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, lidhur me fasheta në pjesën e këmbëve dhe në duar. Vërehen shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet brutale, kryesisht në pjesën e kraharorit, ku në shpatullën e majtë dëmtimi është më i theksuar.

Pamjet tronditëse tregojnë se 65-vjeçari i kishte vendosur në kokë në në formë laku një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet.

Sipas mjekëve ligjorë, dyshohet se viktima pasi është lidhur dhe i është vënë spango në fyt, është goditur sërish nga ana e 65-vjeçarit, duke e torturuar. Ajo ndërroi jetë pas gjakderdhjes, nga tortura dhe dhuna.

jonada canka
Në foto, Jonida Çanaku

Fytyra e kufomës është gjetur e enjtur, që dyshohet të jetë shkaktuar sipas mjekëve, nga dhuna dhe zënia e frymës. Grilat e dhomës së gjumit ku është gjetur vajza, kanë qenë të mbyllura plotësisht, ndërsa në njërën prej komedinave është gjetur një varëse me rruaza të Jonidës, dhe një shishe uji pjesërisht e mbushur.

Sipas hetimeve, motiv i ngjarjes paraprakisht dyshohet të ketë qenë debati i lindur për vijimin e marrëdhënies mes tyre. Dy personat kishin një lidhje intime prej tre vitesh, fakt ky i pohuar dhe nga familjarët e vajzës.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com