Vrasja në argjendari
arrestohet kosovari

Vrasja në argjendari<br />arrestohet kosovari
TIRANE-Një shtetas kosovar është arrestuar si autor i vrasjes së pronarit të argjendarisë Rrapo Sinanaj, pasditen e 21 tetorit

Nj javë pas vrasjes në rrugën “Siri Kodra”, të kryeqytetit, policia vuri në pranga Nexhat Mulaj, 27 vjeç, i lindur në Vitak të Komunës Skënderaj, Kosovë dhe banues përkohësisht në Tiranë.

ARRESTIMI
Me anë të një konference për median, Policia e Tiranës bëri të ditur sot se arrestimi i 27 vjecarit u bë pas një sërë hetimesh disa ditore, nga Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
"Ky shtetas, dyshohet se më datë 21 Tetor 2011 në afërsi të rrugës "Siri Kodra", fillimisht dyshohet se ka tentuar të vjedhë me armë zjarri argjëndarinë në pronësi të viktimës, Rrapo Sinanaj, i cili në momentet e ngjarjes ka qënë duke tregtuar bizhuteri në dyqan. " - deklaroi zëdhënësja e policisë. Alma Katragjini.

VRASJA
I maskuar dhe i armatosur grabitësi ka hyrë në ambientet e brendshme të argjendarisë dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar Rapo Sinanajt, që t'i jepte sasinë e parave që ishin në arkë dhe bizhuteritë. Por 61 vjeçari, i cili ishte bashkëpronari i argjendarisë, së bashku me të bijën, ka refuzuar. Në këto momente grabitësi ka kapërcyer banakun dhe është konfrontuar me 61-vjeçarin. Gjatë konfliktit fizik mes tyre, Sinanaj ka arritur t'i heqë kapuçin grabitësit dhe ta shohë. Menjëherë grabitësi ka qëlluar 3 herë në drejtim të 61-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen. Plumbi vdekje prurës ka qenë ai i qëlluar në kokë.

PROVAT
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, firmosi urdhër ndalimin e Nexhat Mulajt për veprat penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen e shtetasit Rrapo Sinanaj dhe Armëmbajtjes pa leje." Pista kryesore e vrasjes është ajo e grabitjes, ndërkohë 27 vjeçari nga Kosova ishte banim në Tiranë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 - copë karta identetinë në emër të autorit Nexhar Mulaj, ku 4 prej tyre ishin lëshuar nga autoritet Kosovare, ndërsa 1 kartë ishte lëshuar nga autoritet Shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer