Kamëz, Basha takon familjarët e viktimës: Ngjarje barbare, dhimbje ekstreme

Kamëz, Basha takon familjarët e viktimës: Ngjarje barbare, dhimbje ekstreme

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar barbare ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në Kamëz, ku u vra nga grabitësit pronari i një minimarketi dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij.

Basha është takuar sot me familjarët e Agim Bucit dhe ju ka shprehur ngushëllime për ngjarjen e tmerrshme, ndërsa ka bërë thirrje që të merren masa për të parandaluar akte të tilla kriminale.

“Ngjarje barbare. Babai i katër fëmijëve është ekzekutuar me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij. Bashkëshortja e tij në gjendje kritike, gjithçka në sy të djalit. I shpreh ngushëllime familjes, ndaj me ta dhimbjen e madhe. Pasiguria e familjeve shqiptare, e biznesi të vogël shqiptar ka marrë përmasa tronditëse.

Në më pak se katër javë grabitjet janë bërë lajm i përditshëm, por janë bërë dhe shkak për vrasje. Apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë, sepse nuk mund të ketë polici  në shërbim të qytetarëve, kur kemi qeverinë në shërbim të kriminelëve. PD do jetë në krah të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Tolerancë zero ndaj krimit dhe grusht i hekurt në zemër të krimit, politika duhet të shkëputet nga krimi. Shpreh ngushëllimet e mia edhe në emër të PD për familjen në këtë dhimbje ekstreme, uroj që nëna të rikuperohet. Pata komunikim me mjekët, shpresojmë që pas mjekimit të dalë nga kjo gjendje”,

Lulzim Basha, kryetar i PD


Lajmi kryesor:

Vrasja në Kamëz, autorët të veshur sportiv, djali 6-vjeçar pa prindërit të mbuluar me gjak


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu