TIRANE- Pas pune si çdo mbrëmje Sajmir Çedja 22 vjeçari nga lagja Shkozë e kryeqytetit ishte duke u kthyer në shtëpi, ndërsa ka mjaftuar një konflikt me fjalë që Çedja të goditej me thikë e më pas të humb jetën.
Familjarët e Sajmir Çedja, 22 vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e djeshme pas një sherri në autobusin e linjës “Uzina e Autotraktorëve-Qendër” i bëjnë thirrje policisë të arrestohen autorët. Ata shprehen të tronditur, pasi djali i tyrë ishte punëtor dhe njeri pa problem.
Familjarët bëjnë me faj shtetin për gjendjen kaotike dhe i kërkojnë të ndalojë lëvizjen e personave të armatosur.
SHERRI: PSE I KERKOI AUTOREVE TE NDALONIN FJALORIN BANAL
Sajmiri jetonte në Shkozë dhe punonte në një parking në një biznes privat dhe kishte hipur në stacionin e rrugës së Elbasanit për të shkuar në shtëpi.
Sherri ka nisur brenda në autobus, kur ai ndodhej në zonën e ish-Markatës të Vjetër në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Hetimet paraprake kanë nxjerrë si shkak një debat të çasti ndërmjet autorëve dhe viktimës, ku në gjendje të dehur dy autorët kanë filluar të përdorin fjalor banal dhe fyerje në autobus çka ka sjell dhe ndërhyrjen e Sajmirit duke i kërkuar të tregohen të kujdesshëm.
AUTORET TE DY ME BANIM NE SHKOZE
Pasditen e djeshme është arrestuar dhe i dyshuari si autor i dytë i vrasjes. Pararadite policia identifikoi emrin e tij dhe e shpalli në kërkim Artur Ali Zeqirin 37 vjeçarin nga Vlora. Ai u arrestua në Tiranë Zeqiri jetonte prej një muaji në Shkozë në një banesë me qira. Ndërsa Ilir Drita, u arrestua mbrëmë pak orë pas vrasjes. Policia e kryeqytetit dhe komisariati 1 bëri të mundur arrestimin e Ilir Dritës me banim në Shkozë, ndërsa personi tjetër është shpallur në kërkim. Shoferi i autobusit, fatorino dhe dëshmitarë të tjerë të cilët ndodheshin në autobus janë marrë në pyetje nga policia për të zbardhur ngjarjen dhe motivet që mund të kenë çuar në konfliktin mes dy të rinjve. Nuk është hera e parë që pas konflikteve në autobus ndodhin vrasje.
(Lajmi në përditësim)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com