Vrasja në bankë në 38 sekonda
zbulohen pamjet e vrasësit

Vrasja në bankë në 38 sekonda<br />zbulohen pamjet e vrasësit
TIRANE- I kanë mjaftuar 38 sekonda grabitësit që hyri në filialin "NBG Bank" që ndodhet në zonën e Xhamllikut, për të ekzekutuar me armë zjari arkëtaren Leonora Kaloci dhe plagosur rojen e bankës Skënder Elmazi.

I riu nuk ka pritur të marrë as paratë, të cilat ishin dhe qëllimi kryesor i futjes në bankë, por ka qëlluar direkt në drejtim të rojës duke shfaqur shënja agresiviteti edhe për punonjësit e tjerë të bankës. Sapo i është afruar banakut ku ndodhen punonjësit e arkëtimit, autori i krimit i ka drejtuar armën, shtetases Leonora Kaloci, dhe më pas i ka hedhur një qese të zezë në duar. Me britma të forta ai i ka pohuar: …mbushe qesen…, ndërkohë që nga ana tjetër viktima, 43 vjeçaria Kaloci ka rrëmbyer qesen dhe është ulur poshtë banakut të arkëtimit. Me shpresën se arkëtarja ishte duke mbushur qesen me para, autori i ngjarjes ka qëndruar i qetë për disa sekonda, duke parë vetëm majtas dhe djathtas. Mirëpo kur ka vënë re se arkëtarja nuk ka dalë nga banaku, atëherë ai është zgjatur mbi banak për të parë veprimet e Leonora Kalocit. Nga sa mësohet kjo e fundit nuk i është bindur fare urdhërit të autorit të krimit, por përkundrazi duke u strehuar poshtë banakut ka tentuar të arijë tek dera e ndaljes me qëllim, shmangien e grabitësit.

Këto lëvizje janë vënë re nga personi i armatosur që sapo kishte plagosur me një plumb rojen e policisë Skënder Elmazi. Sapo ka parë tentativën për tu larguar të arkëtares, grabitësi është treguar i pa mëshirshëm duke e qëlluar me dy plumba pas shpine. Pas kësaj autori ka dashur të largohet, por ka qënë sërisht roja i bankës ai që ka tentuar ta ndalojë duke i zënë derën. Autori edhe në këtë rast ska kursyer plumbat duke e qëlluar sërisht në krahun tjetër, çka ka sjellë rrëzimin në tokë të 53 vjeçarit Skënder Elmazi. Pas kësaj, ai ka mundur të dalë nga ambjentet e bankës duke u larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes.

KAMERAT FILMOJNE AUTORIN
Kamerat e sigurisë të vendosura në një rrugicë kanë arritur të filmojnë të dyshuarin. Grabitësi ka përshkuar me vrap rrugicën pasi ka dalë nga banka. Gazeta "Shqip" publikon sot një foto ku tregohet autori teksa po arratiset. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga grupi hetimor i cili po përpunon pamjet me qëllim përmirësimin e cilësisë që mund të çojë në identifikimin përfundimtar të autorit të vrasjes së arkëtares por dhe të argjendarit më 21 tetor 2011.

GODITJE PA PARALAJMERIM
Nga verifikimet e kamerave të sigurisë të jashtme dhe të brendshme të bankës, ka rezultuar se personi ende i paidentifikuar, sapo ka ngjitur shkallët që të çojnë në hyrje të bankës NBG, dhe ka qëlluar pa paralajmërim policin privat të kësaj banke. Një plumb i vetëm i ka përshkuar krahun, ndërkohë që 53 vjeçari Elmazi është rëzuar në tokë. Pas kësaj kamerat tregojnë se autori ka hyrë në brendësi të bankës duke u drejtuar në banakun e arkëtimit, ku ka hedhur një qese në duart e arkëtares me qëllim që ajo tia mbushte me para. Sipas policisë së Tiranës, e gjithë skena ka ndodhur vetëm 38 sekonda, kohë kjo që ka mjaftuar për të vrarë arkëtaren Kaloci dhe plagosur shtetasin Skënder Elmazi. Nga hetimet paraprake, policia ngre dyshime të forta se autori mund të jetë person që frekuenton lojërat e fatit (Kazinotë) dhe që i nevojiten së tepërmi shumat financiare. Ndërkohë që një tjetër mundësi është se autori mund të jetë me probleme psiqike, pasi hap zjar në mënyrë të ftohtë ndaj personave që tenton ti grabisë.
ROJA JASHTE RREZIKUT
53 vjeçari Skënder Elmazi i është nënshtruar dje një ndërhyrje kirurgjikale në dy krahët e tij të plagosur. Sipas mjekëve operacioni ka dalë me sukses, por ka shumë rezik që roja i bankës të mbetet i gjymtuar për shkak se plumbat i kanë thyer kockat. Gjatë ditës së djeshme Skënder Elmazi ka qëndruar i shtruar në dhomën nr.3 të spitalit Ushtarak, ku ishte i shoqëruar nga miqtë dhe familjarët e tij. Pritet që shumë shpejt ai të japë dhe një dëshmi të dytë për ekspertët e grupit hetimor, të cilët momentalisht janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI+VIDEO)

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI+VIDEO)