Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Lartë për deputetin Mark Frroku, lidhur me akuzat për vrasje e shfrytëzim prostitucioni që vijnë nga Belgjika, dhe të fshehjes së pasurisë nga autoritetet shqiptare. Seanca Gjyqësore është zhvilluar vetëm një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 113 vota pro kërkesën e Prokurori për autorizimin e arrestimit të tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
