Pas 33 seancave gjykata e Tiranës ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor ndaj ish deputetit Mark Frroku dhe më 9 shkurt i ka lënë afat prokurorisë të paraqesë pretencën me pretendimet përfundimtare për akuzat që ka ngritur ndaj Frrokut.
Në seancën e kësaj të Enjte gjykata pranoi të administrojë dëshminë e dhënë në Amerikë nga Nikolas Kurti, vëllai i Aleksandër Kurtit, i vrarë më 1999 në Belgjikë krim për të cilin akuza thotë se e ka bërë Mark Frroku.
Shkak i këtij krimi sipas prokurorisë ka qenë kontrolli i prostitucionit në Belgjikë nga vëllezërit Frroku asokohe në Belgjikë, ku ka rezultuar se Kurti ishte dashuruar me njërën nga vajzat që shfrytëzoheshin nga Frroku.
Autoritetet belge kanë sjellë disa prova ku pretendohet se Mark Frroku bashkë 3 shqiptarë të tjerë kanë vrarë Aleksandër Kurtin.
Këto akuzë Mark Frroku i ka mohuar, por pavarësisht kësaj ai është i pandehur dhe më 9 shkurt do të jetë radha e prokurorisë për pretencën për vrasjen e Kurtit, ndërtimin e paligjshëm dhe fshehjen e pasurisë, akuza këto që rëndojnë ndaj ish-deputetit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com