Vrasja në burgun e Peqinit, Drejtori i Burgjeve: Hetimet s’kanë përfunduar! Xhaferri: Ishte kthyer në hotel me 5 yje, degradim

Vrasja në burgun e Peqinit, Drejtori i Burgjeve: Hetimet s’kanë përfunduar! Xhaferri: Ishte kthyer në hotel me 5 yje, degradim

1726483565_klevisqose.JPG

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose në Komisionin e Sigurisë foli edhe një ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar, ku Sokol Mjacaj vrau brenda në burg Arben Lleshin.  

Klevis Qose hetimet ende nuk kanë përfunduar, por deputeti i opozitës Fredinand Xhaferri reagoi ashpër mbi këtë çështje. Përveçse foli me tone të ashprea për vrasjen duke thënë se sistemi i burgjeve ka degraduar, Xhaferri iu kthye edhe skandalit që u zbulua se si burgu i Peqinit ishte kthyer si hotel me 5 yje për të dënuarit. 

Drejtori i Burgjeve: Më datë 15 dhjetor 2023 në burgun e sigurisë së lartë në Peqin u vra një i burgosur me armë zjarri pistoletë nga një  i burgosur tjetër. Lidhur me këtë ngjarje, rrethanat e kryerjes, bashkëpunimit dhe mënyra si kishte hyrë arma kontrabandë burgut, po kryhet një hetim i thelluar nga Prokuroria. Disa punonjës janë marrë nën hetim lidhur me veprimet dhe ndërveprimet e tyre, por deri tani nuk janë përfunduar hetimet. Sa i përket veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve është kryer një analizë e thelluar dhe ka filluar hetimi administrativ deri në përfundimin e hetimit penal.

Ferdinand Xhaferri: Në dhjetor 2023 kemi një nga periudhat më të errëta lidhur me Drejtorinë e Burgjeve, futen armë, vriten të burgosur, ekspozohen shkresa që burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me yje, ekspozohen raporte që burg i sigurisë së lartë në Durrës ishte kthyer në hotel me 5 yje për të burgosurit e korruptuar të politikës. Këto flasin për një degradim që s’ka shpatulla ta mbajë drejtori i burgjeve dhe ministri i Brendshëm, përgjegjësia është te kryeministri.

Ai droni do ikte me porosi nëpër korridore për të shkuar nëpër dhoma, apo do ulej në sistemin e ajrimit. 2023 viti më i errët i historisë së tranzicionit lidhur me burgjet. Për 9 muaj nuk paska përgjigje, si bosët e krimit komandojnë drejtuesit e politikës. Nëse ke ndonjë gjë më shumë për të thënë se tregohu i sinqertë dhe thuaj i kalon shpatullat dhe kompetencat e mia dhe shkoni se përgjigjen e keni më lart.  

Drejtori i Burgjeve: Janë marrë masa të menjëhershme pas ngjarjes dhe veprimet e punonjësve të policisë pas ngjarjes së rëndë. Asnjë nga punonjësit e policisë nuk e ka lënë detyrën por kanë vepruar deri në neturalizmin e autorit. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe në Itali, Greqi, Meksikë.

Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit në dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit. Vrasësi, i dënuar përjetë, Sokol Mjacaj deri në këto momente nuk ka pranuar të bashkëpunojë për të treguar porositësin e kësaj ngjarje.


Lajmi kryesor:

‘Siguria’/ Raporton kreu i Burgjeve, Qose: Duhen sisteme anti-dronë! Përmes dronëve mund të organizohen vrasje në burgje! Burgu i Lezhës me të sëmurë mbi kapacitetet


SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?