Vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ekzekuton nga dritarja e qelisë Arben Lleshin, plagoset Indrit Shaqja

PEQIN-  Një vrasje e mirëorganizuar është shënuar sot (15 dhjetor 2023) brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, 8 vjet më parë, ka vrarë Arben Lleshin ndërsa ka mbetur i plagosur dhe Indrit Shaqja. Edhe këta dy të fundit janë persona të dënuar me burg përjetë.

Report Tv zbardh detaje nga dinamika e vrasjes. Sokol Mjacaj ka dalë nga qelia e vetë, ka shkuar tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjat dhe ka qëlluar ndaj të dyve. Ai përdori një pistoletë të futur brenda burgut, me të cilën qëlloi tri herë nga dritarja e qelisë së Lleshit, që u prek nga një plumb në qafë dhe një në gjoks e më pas humbi jetën në spital. I plagosur mbeti edhe shoku i qelisë, i dënuari tjetër Indrit Shaqja, i cili u prek nga një plumb në mënyrë aksidentale.

Autori i ngjarjes së rëndë, Sokol Mjacaj, është neutralizuar rreth një orë pas ngjarjes së rëndë. Pas të shtënave me armë ai u izolua në një ambient të burgut ku ka kërcënuar se do vriste persona të tjerë me armën që kishte në dorë nëse nu ki garantohej jeta. Drejt burgut të Peqinit shkuan forca shtesë të policisë së burgjeve, efektiva të rendit dhe forcat speciale RENEA. Autori i vrasjes negocioi me drejtorin e burgut te Peqinit dhe drejtorin e përgjithshëm admir Abrija që mbërriti në vendin e ngjarjes. Pas negociatave me ta, Mjacaj hodhi armën dhe me një palë pranga lidhi veten në kangjellat e qelisë dhe priti arrestimin.

Rreth orës 16.00 ministria e Drejtësisë bëri të ditur se autori i vrasjes Sokol Mjacaj ishte arrestuar e shoqëruar në policinë e Elbasanit ku po merrej në pyetje nga prokurorët që kryen hetimet në vendin e ngjarjes. Krimi dyshohet një vrasje me pagesë nga Sokol Mjacaj, për të cilën është organizuar futja e armës në burg duke i shpëtuar të gjitha kontrolleve. Pista kryesore, është hakmarrja e dyshuar ndaj Lleshit, për vrasjen e Agim Hoxhës në 10 prill 2012 në Angli, të cilit i dogji trupin në një makinë.

Dyshohet se Sokol Mjacaj është paguar për të kryer vrasjen, ndërsa burime për Report Tv mësojnë se arma, tip pistoletë hyri në burg nëpërmjet një droni. Ndërkohë drejt burgut të Peqinit kanë shkuar forca policore për përforcime, si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe vetë ministri i Drejtësisë.

Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Pak orë para vrasjes, Ministria e Drejtësisë, njoftoi vendimin për izolimin e Sokol Mjacajt në sistemin 41 bis, megjithatë Manja, pas vizitës në burgun e Peqinit, tha se vendimi lidhej me veprime të kryera më herët nga i dënuari.

Shenim: Në lidhje me ngjarjen raportuan: Sokol Dema, Keti Banushi dhe Ronaldo Gjoshi

Për më shumë ndiqni lajmet në zhvillim:

 

1702655239_page.jpg

 

 Indrit Shaqja, Sokol Mjacaj dhe Arben Lleshi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, kontrolle të rrepta për sende ilegale në qelitë e të burgosurve në të gjithë burgjet e vendit!

1701686142_burg.jpg

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmojnë për Report Tv se SHKB (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm) në sistemin e burgjeve, ka nisur një kontroll të imtësishëm në të gjitha burgjet e vendit, pas ngjarjes së sotme në IEVP Peqin. Në fokus janë kryesisht burgjet e sigurisë së lartë dhe kërkohet për sende të jashtëligjshme që mund të kenë hyrë në mënyrë ilegale. Kontrollet po kryhen edhe për shmangien e ndonjë situate pa precedent që mund të ndodh, ndikuar nga ngjarja e rëndë e sotme.

Ora 21:21
Vrasja në burgun e Peqinit, Sindikata e Burgjeve: Personi përgjegjës për përfshirje apo paaftësi në ruajtjen e perimetrit të sigurisë, do dalë pas hetimeve

Sindikata e Burgjeve ka reaguar mbi vrasjen dhe plagosjen e ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku tashmë autori Sokol Mjacaj është neutralizuar dhe po merret në pyetje për ekzekutimin e Arben Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqjas.

Sa i takon ngjarjes, Sindikata e Burgjeve deklaron se për ngjarjen e ndodhur do të përgjigjen personalisht personat përgjegjës dhe se nuk ka përse të bëhen fajtorë mijëra punonjës të burgjeve. Në përfundim të deklaratës theksohet hetimet do të japin detaje mbi paaftësinë për ruajtjen e perimetri të sigurisë së burgut.  

Reagimi i plotë:

Situata mediatike e krijuar mbi ngjarjen e ndodhur sot në Ievp Peqin, na detyron të reagojmë në qartësimin e disa çeshtjeve që kanë të bëjnë me dinamikën e ngarkesës së punës në sistemin penitenciar shqiptar.

Reagimi në media dhe folklorizmat politike të sotme, nuk ja kanë idenë e sakrificës së mijëra punonjësve civilë e me uniformë, që çdo ditë përballen me mbinkarkesë pune e shërbimi nëpër burgje. As për presionin e stresin që u shkaktohet çdo moment nga bota e krimit, për shkak të detyrës e zbatimit të ligjit.

Kishte gati 25 vite që sistemi notonte në situata të turbullta, herë pozitive e shumë herë të tjera në keqmenaxhim e demotivim të burimeve njerëzore. Në fund të vitit 2021 ndodhi ndryshimi që pritej prej kohësh, filloi një epokë e re transformimi pozitiv në drejtim të përmirësimit rrënjësor të pagave e trajtimit dinjitoz të punonjësve. Brenda një harku kohor 2 vjeçar u rritën pagat, u dha shpërblim fundviti pas shumë vitesh harrese, u ndryshua ligji për ti dhënë dinjitet Policisë së Burgjeve, tani po kurorëzohet dhënja e uniformës së re e të plotë, po përfundon me sukses proçesi i transportit të stafit nga banesa për në vendin e punës, po finalizohet struktura e re bashkë me gradat si dhe vitin tjetër nis trajtimi ushqimor, pa harruar rritjen e deklaruar me 10% të pagës për gjithë policinë! Kjo nuk erdhi nga qielli e as nuk ndodhi si kontribut i disa"analistëve folklorikë", që kohë më parë "kontribuan" në dobësimin e sistemit.

Ngjarja që ka ndodhur ka përgjegjës direkt, të cilët duhet të përgjigjen personalisht para ligjit.

Janë organi i akuzës dhe shërbimet e specializuara inteligjente, të cilët do dalin me konkluzione konkrete pas hetimeve mbi shkaqet e shkaktarët e ngjarjes së ndodhur. Asnjë ngjarje apo situatë e krijuar, nuk mund të hedhë baltë mbi mijëra punonjës të ndershëm dhe as mbi drejtuesit e burgjeve, të cilët sollën frymë europiane në sistem.

Është koha që politika e publiku të jenë në krah të Policisë së Burgjeve, në mbështetje të hetimit ligjor dhe jo të përdorimit mediatik sipas rastit e interesit. Ai që ka përgjegjësinë direkte për implikimin apo paaftësinë e ruajtjes së perimetrit të sigurisë në këtë institucion, do dalë pas hetimit profesionale të organeve ligjzbatuese.

Sindikata shpreh mbështetje e bashkëpunim që kjo klimë pozitive e ndryshimit rrënjësor shumplanësh, të vazhdojë në vijim e në favor të të drejtave social-ekonomike të punonjësve, si motivim kryesor në zbatimin e detyrës sipas Ligjit!

Ora 19:21
Arben Lleshi u vra sot në burgun e Peqinit, saga e frikshme e ekzekutimeve në familjen e tij

Foto: Arben Lleshi

Viktima Arben Lleshi i cili u ekzekutua nga Sokol Mjacaj ditën e sotme brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, vuante dënimin përjet për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të ndodhur në vitin 2012.

Ai u kap në Angli dhe më pas u ekstradua në Shqipëri ku u dënua me burgim të përjetshëm. Në pranga ra edhe vëllai i tij, i cili e kishte ndihmuar në djegien e trupit të Agim Hoxhës dhe zhdukjes së provave. Pas kësaj vazhdoi saga e vrasjeve dhe rrëmbimeve në fisin Lleshi.

Në 30 tetor të vitit 2013, u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit.

Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.

Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk.

Ndërsa në datë 5 gusht 2020 u zhduk edhe Klevis Lleshi 21-vjeç. Ai sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, e rrëmbyen dhe u zhduk. Dyshohet se Klevisi kishte nisur të fliste për hakmarrje ndaj familjes Hoxha dhe pas këtyre fjalëve ka ndodhur rrëmbimi i tij. Ende sot e kësaj dite 3 vite pas zhdukjes, nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Pra bilanci i viktimave në familjen Lleshi është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel. Ndërkohë që pas përleshjes në burg gjatë ditës së sotme u vra edhe Arben Lleshi.

Ora 18:24
'Arben dil', e thirri në emër dhe e qëlloi, si ndodhi vrasja në qeli! Sokol Mjacaj u izolua, dorëzoi armën pas negociatave me drejtorin e burgut të Peqinit: Dua siguri

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë Lleshi dhe Indrit Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit. 'Arben Lleshi dil', ka thënë ai dhe ka qëlluar 3 herë me pistoletë, ndërsa 2 plumba kapën Lleshin dhe 1 në këmbë Shaqjan, i cili mendohet të jetë plagosur rastësisht. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se më pas Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohej jeta e tij. Pas negociatave, me drejtorin e burgut të Peqinit për t'u vetëdorëzuar Mjacaj ka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar. Të dënuarit me brug përjetë i kanë hedhur një palë pranga në qeli dhe me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur në tokë pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, e cila kanë bërë arrestimin e tij.

 

Ora 17:56
Pse urdhëroi futjen në ’41 bis’ të Sokol Mjacajt para se të kryente vrasjen sot në burgun e Peqinit? Ja si përgjigjet Manja

 

I pyetur nga gazetarët përse urdhëroi futjen në regjimin e posaçëm “41 bis” Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së Arben Lleshit para se të ndodhte krimi i rëndë në burgun e Peqinit, ministri Ulsi Manja tha se urdhri u dha për ngjarje të tjera të tij në burgun ku po vuante dënimin.

“Procedura e vendosjes në regjim të posaçëm, sot u urdhërua për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Ka një procedurë që duhet të ndiqet për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm. Edhe mënyra e komunikimit të vendosjes në regjimin e posaçëm ka një procedurë të caktuar”- tha Manja.

Ora 17:47
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Ulsi Manja: Nuk është cënuar personeli policor! Po hetohen shkaqet dhe dinamika e ngjarjes së rëndë

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në burgun e Peqinit ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau të dënuarin tjetër me burgim të përjetshëm Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Teksa nuk dha detaje për dinamikën e ngjarjes, duke thënë se hetimet po vijojnë Manja tha se nuk është cënuar personeli policor gjatë ngjarjes dhe se situata tashmë është nën kontroll

“Ngjarje tepër e rëndë. Ka humbur jetën një i dënuar dhe është plagosur lehtë një tjetër i dënuar. Dua të ngushëlloj familjarët e dënuarit që ka humbur jetën, t’i uroj shërbim të shpejtë të dënuarit tjetër që është plagosur. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe pas kryerjes së krimit i është drejtuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Pas dorëzimit, është vënë në dispozicion të prokurorit të gatshëm të Elbasanit.  Nuk ka patur në asnjë moment cënim të jetës dhe sigurisë të personelit policor. Për dinamikën e ngjarjes, do duhet të presim rezultatet e hetimit që po zhvillon prokuroria”- tha Manja.

Ora 17:31
Vrau në qelinë e burgut të Peqinit Arben Lleshin, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj dyshohet se është paguar nga jashtë! Pistë, hakmarrja

 

Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë dyshohet se është paguar nga jashtë burgut për të vrarë në qelinë e burgut të Peqinit Arben Lleshin në formë hakmarrjeje. Gazetari i Report Tv Sokol Dema, raporton se gjatë marrjes në pyetje deri tani, Mjacaj nuk e ka pranuar këtë pistë për vrasjen, ndërsa vijon ende marrja në pyetje.

Ora 17:18
U vra nga Sokol Mjacaj brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, 3 plumba në trupin e Arben Lleshit! Indrit Shaqja u plagos aksidentalisht nga të shtënat

I dënuari përjetë Arben Lleshi është qëlluar me 3 plumba nga Sokol Mjacaj, duke i shkaktuar plagë që kanë rezultuar fatale për jetën e tij. Sokol Mjacaj i cili sapo ishte kthyer nga ajrosja ka shkuar në qelinë e Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjas. Nga dritarja e qelisë, Mjacaj ka hapur zjarr ndaj Lleshit por për pasojë ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Indrit Shaqja.

Ora 17:11
Mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri në burgun e Peqinit, Indrit Shaqja transportohet drejt Traumës me masa të rrepta sigurie

 

Indrit Shaqja, i cili u plagos sot në burgun e Peqinit pas të shtënave me armë zjarri nga Sokol Mjacaj është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie.

Fillimisht Shaqja u transportua në spitalin e Peqinit por për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar për shkak të plagëve që ka marrë, është transportuar drejt Tiranës ku do të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

Ora 16:52
Report Tv zbardh dinamikën e vrasjes në burgun e Peqinit: Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri nga dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjas

1702655239_page.jpg

Foto: Indrit Shaqja, Sokol Mjacaj dhe Arben Lleshi

Report Tv ka zbardhur detaje nga vrasja e Arben Lleshit, të dënuarit me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit. Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë. Sokol Mjacaj ka dalë nga dhoma, ka shkuar tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjat dhe ka qëlluar ndaj të dyve.

Për pasojë Arben Lleshi ka mbetur i vdekur dhe Indrit Shaqja mbeti i plagosur. Të dy këta të fundit kanë qenë shokë qelie. Ndërkohë që autori Sokol Mjacaj po merret në pyetje nga prokuroria, Indrit Shaqja ende nuk është marrë në pyetje pasi është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ora 16:25
Vrasja në burgun e Peqinit, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, mbërrin në vendngjarje

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbërritur në burgun e Peqinit ku ndodhi ngjarja e rëndë ku mbeti i vdekur i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Lleshi.

Dyshohet se autori është Sokol Mjacaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 turistëve çekë në vitin 2015.

Së bashku me ministrin Manja, në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ora 16:17
Vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, autori Sokol Mjacaj u dorëzua pas mbërritjes së ‘RENEA’-s në burgun e Peqinit

1702648991_sokolmjacaj.jpg

Pasi qëlloi me armë zjarri ndaj dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, duke lënë të vdekur Arben Lleshin dhe duke plagosur Indrit Shaqjan, mësohet se Sokol Mjacaj është dorëzuar pasi në vendngjarje kanë mbërritur forcat “RENEA”.

Dyshohet se Sokol Mjacaj ka marrë peng stafin e kuzhinës për disa momente deri në momentin kur në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale “RENEA”.

Ora 16:05
Përleshja e armatosur në burgun e Peqinit, Indrit Shaqja doli në mbrojtje të Lleshit, ishin shokë qelie

1702652819_burgupeqin770x433.jpg

Arben Lleshi mbeti i vrarë ndërsa Indrit Shaqja i plagosur nga të shtënat me armë në burgun e Peqinit nga i dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj. Report Tv mëson se në momentin e të shtënave nga Mjacaj, një tjetër i dënuar Indrit Shaqja i ka dalë në mbrojtje Lleshit. Të dy ishin shokë qelie.

Ora 15:52
Në 2012 dogji në makinë shqiptarin në Angli, kush është Arben Lleshi që u vra sot në burgun e Peqinit nga i dënuari përjetë

1702652234_80001702651255xlleshi624.jpg

Arben Lleshi i dënuari me burgim të përjetshëm që mbeti i vrarë ditën e sotme nga përleshja e armatosur me të dënuarin tjetër Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit rezulton i dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Angli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 prill të vitit 2012 kur Lleshi atëherë 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton.

Ndërkohë, Afrim Lleshi 39 vjeç i cili atëherë u akuzua si bashkëpunëtor në këtë krim makabër, është shpallur nga Gjykata i pafajshëm në lidhje me këto akuza.  Lleshi u ekstradua drejt Shqipërisë në vitin 2016, ku u transferua për të vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Ora 15:50
Vrasja në burgun e Peqinit, detaje: Sokol Mjacaj qëlloi drejt Arben Lleshit, Indrit Shaqja i doli në krah për ta mbajtur, mbeti i plagosur! Ministria: Autori po merret në pyetje

1702643309_sokolmjacaj.jpg

Foto: Sokol Mjacaj 

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në burgun e Peqinit ku pas të shtënave me armë zjarri nga Sokol Mjacaj, mbeti i vdekur Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja.

Mësohet se Mjacaj ka qëlluar drejt Arben Lleshit gjatë kohës kur kanë qenë në ajrosje. Në krah i ka dalë Indrit Shaqja për ta mbajtur por si pasojë u plagos dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Peqinit.

Ndërsa sipas ministrisë së Drejtësisë, Sokol Mjacaj tani është neutralizuar dhe po merret në pyetje nga prokurori.

Ora 15:31
Vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen brenda burgut të Peqinit, dyshohet se Sokol Mjacaj u pagua nga disa persona për vrasje

1702648991_sokolmjacaj.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në burgun e Peqinit pas përplasjes mes 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm. Dyshohet se Sokol Mjacaj është paguar nga persona të tjerë për të ekzekutuar një person.

Ndërsa konflikti dyshohet të ketë ndodhur në kuzhinën e burgut të Peqinit. Gjithcka ka ndodhur e përpiluar deri në detaje, për marrjen e pistoletës.

Nuk dihet ende nëse ai është ngutur për të kryer një veprim të tillë kur ministria e Drejtësisë vendosi  dërgimin e tij në regjimin “41 bis”.

Ora 15:29
Vrasje në burgun e Peqinit, vdes në spital i dënuari me burg përjetë Arben Lleshi

 

Burime të sigurta konfirmojnë për Report Tv se Arben Lleshi, i dënuari me burg përjetë dhe që po vuan dënimin në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë.

Arben Lleshi Ishte dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

1702650734_1702650695arbenlleshi.jpg

Ora 15:17
Përplasje në burgun e Peqinit/ Burime paraprake për Report Tv: Pistoleta e Sokol Mjacajt hyri me dron në burg! Dyshohet se Arben Lleshi ka ndërruar jetë në spital

 

 

Arben Lleshi dyshohet se ka vdekur, ndërsa arma brenda Burgut të Sigurisë së lartë ka hyrë me dron. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Arben Lleshi mund të ketë ndërruar jetë por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Burimet paraprake bëjnë me dije se pistoleta me të cilët mendohet se ka qëlluar Sokol Mjacaj ka hyrë me dron  brenda Burgut të Sigurisë së lartë.

Ora 15:16
VIDEO/Përplasja mes të dënuarve në burgun e Peqinit, mbërrin RENEA dhe FNSH! Në vendngjarje edhe Muhamet Rrumbullaku

Policia ka nisur përforcime drejt burgut të Peqinit ku ndodhi përplasja mes 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacajt, Arben Lleshaj dhe Indrit Shaqja

Report Tv mëson se në vendngjarje jane Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea. Bëhet me dije se situata është teresisht nen kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit!

Ora 15:04
Sokol Mjacaj qëlloi me pistoletë Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjen! Kush janë tre të dënuarit përjetë që u përfshinë në konfliktin me armë në burgun e Peqinit

Tre të dënuarit me burg përjetë janë përfshirë në konfliktin me armë të regjistruar sot në burgun e Peqinit janë Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja. 

Por kush janë ata

Sokol Mjacaj
Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj u largua nga vendngjarja dhe u ul në një kafene të fshatit për të porositur kafe. I tha kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur. Ai ka dhënë vetëm 500 lekë Mjacajt, më pas ky i fundit u largua në drejtim të paditur.

Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më pas m2 5 korrik 2015. Më 5 korrik 2022 Gjykata e Lartë laë në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn. Ky dënim ishte dhënë nga Gjykata e Apelit të Shkodër në 2018

Indrit Shaqja
Indrit Shaqja, i dënuari i dytë i përfshirë në përplasje është gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 të moshuarave, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, kunata me njëra-tjetrën. Shaqja në bashkëpunim me Velson Elmazin nga Elbasani dhe Artur Kaçanollin nga shijaku në datën 2 shtator 2014 kanë hyrë në banesën e dy kunatave, të moshuarave Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, për të vjedhur sende më vlerë dhe para, por kanë hasur kundërshtinë e të moshuarave dhe për këtë ata kanë nisur t'i torturojnë deri në vdekje viktimat, të cilat u gjetën nga policia të lidhura dhe mbytura me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014. Ato jetonin së bashku në banesën e vjetër dykatëshe në një nga lagjet kryesore të Durrësit.

Arben Lleshi
Arben Lleshi është I dënuari I tretë I përfshirë në përleshjen që ka ndodhur në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton.  Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

Ora 14:56
EMRAT/ Përplasja në burgun e Peqinit, kush janë tre të dënuarit përjetë që u përfshinë në përleshje

Sokol Mjacaj, Arben Lleshi, Indrit Shaqja janë tre të dënuarit përjetë që janë përplasur në burgun e Peqinit.

Dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë i dënuari Sokol Mjacaj që plagosi Indrit Shaqja dhe Arben Lleshit.

Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe nderkohe situata po menaxhohet!
Ju sqarojme që s'ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar! Thuhet në n
joftimin paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

 Fillimisht u fol për plagosje të gardianëve por ministria e Drejtësisë e mohoi

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drejtesi: 16/12/2023 09:15

    Cfare pritet te ndodhe ne burgje, kur policine e drejtojne ishpolice (pa arsim te mesem) te graduar me grada te larta, vetem se jane sahanlepires te pushtetit sa here qe ndrojne qeverite. Te verifikohen diplomart e blera dhe do te shikojne rezultatet skandale te blerjes se tyre. Te hiqet dore njehere e pergjithmone nga komandimi i tyre drejtore apo shefa policie.

    Përgjigju
  • Arben: 16/12/2023 08:26

    Mire ka thene Edi Rama. Hengshin kokat e tyre! Shteti boll qe po i mban me buke. Nuk ka per detyre t'u kontrolloje edhe mendimet krimineleve!

    Përgjigju
  • Iris: 16/12/2023 01:22

    E gjithe ngjarja tregon qe sist.i burgjeve eshte bere shoshe ku kalon cdo gje.Habiteni se si u fut arma ne burg e se pa njeri! Perse nuk habiteni se si arriten keta vrases te komunikonin me njeri-tjetrin?! Pergjimi i telefonave duhet te jete i perhershem per te gjitha nivelet e sigurise ne burgje,jo vetem per 41-Bis. Kontrolli i burgjeve nuk duhet te ndodhe vetem pas ngjarjesh te tilla ,me fushata e aksione te perqendruara,a thua se po mbillen peme,beni kontrolle vazhdimisht nate/dite,ore e pa ore,pa lajmeruar,mbajini ne tension te vazhdueshem te denuarit.Edhe takimet fizike te jene te monitoruara e te pergjuara ne te gjitha nivelet e sigurise te burgjeve. Dhe perse Renea nuk e neutralizoi menjehere kete Mjacajn me plumb,kishte marre pengje qe nuk e vrane,po negociuan me te?!

    Përgjigju
  • Mark: 15/12/2023 22:59

    Background i Lleshi nga Mati indikon dhe urdheruesit e vrasjes se tij me me shume gjasa nga aksi Bulqize, Burrel, Diber - kupto organizatat apo grupet kriminale qe veprojne sidomos ne UK dhe EU dhe me mbeshtetje te forte ne "memedhe" pra ALB. Ato ka e mbeshtetjen politike madje kane arritur edhe te kene "ministrin" e tyre te drejtesise ..Lala ups Manja...

    Përgjigju
  • patronazhisti pa pune: 15/12/2023 22:31

    Po Manja-ku akoma se ka dhen doreheqjen apo duhet qe te japi emrat e atyre qe denoncojne te struktura antikorupslesh.pfffffff pfffffffff ptuuuuuu

    Përgjigju
  • Battle: 15/12/2023 18:34

    Sternipat e gjergj kastriotit mendjen te lufta e paskan. Keta arberoret modern skan per tu be njerz. Urime shqipe!

    Përgjigju
  • asdasdad: 15/12/2023 18:18

    asdasd asd asd asd asd asd

    Përgjigju
  • Laku: 15/12/2023 18:18

    Pune pellazgesh

    Përgjigju
  • Gripi: 15/12/2023 18:00

    RENEA duhej ta ekzekutonte kete monster sepse ju erdhi rasti ne dore. Ai meritonte litarin qe kur vrau turistet per nje telefon. Manja dhe Drejtori i Burgjeve duhet te japin doreheqjen. Ne burg te sigurise te larte te futet arme zjarri qofte edhe me dron? Skandal i madh dhe siguria 0! Drejtori i burgut te peqinit dhe shefi i policise aty urgjent per ndjelje penale shperdorim detyre dhe korupsion. Mire qe nuk kane futur ndonje rakete me dron.

    Përgjigju
  • Dordomusi: 15/12/2023 17:19

    Ministri i Drejtesise te japi doreheqjen minimimalisht…

    Përgjigju
  • armandonandi: 15/12/2023 16:52

    Duhet dënim me vdekje për këto mostra. Si mund t'i mbajmë me taksat tona të tillë kriminela që kanë vrarë. I ke shpëtuar po t'u japësh dënim me vdekje

    Përgjigju
  • patrioti: 15/12/2023 16:37

    ngjarje shume e rende edhe te burgosurit duhet te kene siguri aq me tepr ne nje burg te sigurise se larte qe mbikqyren me kamera si u fut droni ashtu duhet te mbaje pergjegjesi dikush

    Përgjigju
  • Buxhetor: 15/12/2023 16:27

    Te kishin vajt ne pidh te rrobve te tre do ishte shume mire ,do pagonim me pak taksa per ti mbajtur keta rrobqirat ne burgje dhe mbase do na rritej dhe ne buxhetorve pak rroga.

    Përgjigju
  • Ani: 15/12/2023 16:21

    Edhe kur dojn me ba amnisti mi liru keta puupup skandal

    Përgjigju
  • Agjenti: 15/12/2023 16:14

    Nje hale me pak. Ta kishte heq dhe tjetrin do i bente nder miletit.

    Përgjigju
    • Artan: 16/12/2023 13:41

      Te njejten gje mendova dhe une.

  • Bosi: 15/12/2023 16:10

    Ka qen me pages 100% po hajde merre vesh kush ka qen objktivi viktima apo i plagosuri

    Përgjigju
    • Toni: 15/12/2023 16:45

      Viktimen ka dasht me vra se familja hoxha shum e fuqishme ja vrau gjith meshkujt e fisit

    • Or teeejjj: 15/12/2023 16:43

      Te pyesin viktimen or teeeejjj

  • Loran: 15/12/2023 16:07

    Ky pler qe ka djegur nje njeri meriton shum me keq se kaq

    Përgjigju
  • Psikiatri: 15/12/2023 16:07

    Ftyra te keqija. Duhet denim me varje.

    Përgjigju
  • Or tej: 15/12/2023 16:01

    Ne burgun e sigurise se larte kalon droni me arme per 7 pale qejfe or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Gjoni: 15/12/2023 15:58

    TE SHKARKOHET DIREKT MINISTRI KU JEMI KETU NE GUAYAQUIL.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë