Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit kërkon ‘arrest me burg’ për Mjacajn dhe 12 zyrtarët e ndaluar

 

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për Sokol Mjacaj dhe për 12 zyrtarët e burgut Peqin të ndaluar, pas vrasjes së Arben Lleshit më 15 dhjetor.

Kërkesa është dorëzuar sot në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Kujtojmë që ndërkohë, Mjacaj është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër.

 12 të ndaluarit për “shpërdorim detyre” janë
-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç, 
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç


Lajmi kryesor:

Vrasja në burgun e Peqinit, disa kamera s’punonin! Skanerat për armë e celularë jashtë funksionit! Mjacaj ishte në godinë tjetër, u transferua aty ku ndodhej Arben Lleshi


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi