-
U vra në burgun e Peqinit, trupi i Arben Lleshit ende në morg! Familjarët pretendojnë se nuk është ai, do t’i kryhet analiza e ADN-së
Familjarët e Arben Lleshit, i vrarë 3 muaj më parë në burgun e Peqinit, vijojnë të mos pranojnë ta marrin trupin e tij për ta varrosur pasi pretendojnë se nuk është ai. E gjendur përpara këtij fakti, prokuroria tashmë e detyruar të vërtetojë se bëhet fjalë për të njëjtin person ka kërkuar analiza ADN-ne. Dyshohet se familjarët refuzojnë ta varrosin Lleshin nga frika e hakmarrjes
26 Shkurt 2024, 11:55 -
Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj drejt zbulimit të porositësve! Merret në pyetje në policinë e Elbasanit
Burime për Report Tv nga policia e Elbasanit bëjnë me dije nga policia e Elbasanit është shoqëruar në drejtorinë e Policisë Sokol Mjacaj, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë së burgut në Peqin
19 Janar 2024, 11:59 -
Vrau Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj kërkon lirimin nga regjimi ’41 biss’
I dënuari për vrasje Sokol Mjacaj synon të dalë nga izolimi në sistemin 41 Bis përmes një ankimi në gjykatën e posaçme. Ai ka kërkuar rrëzimin e urdhërit të ministrit të drejtësisë që u dha në të njëjtën ditë kur vrasesi i turistëve çekë në Shkdoër, ekzekutoi të dënuarin Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e Peqinit.
9 Janar 2024, 13:12 -
Frikë nga hakmarrje, familja braktis në morg trupin e Arben Lleshit, u vra në burgun e Peqinit! Askush nuk shkon ta tërheqë
Trupi i Arben Lleshit, të dënuarit që u vra nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit ka mbetur në morg. 20 ditë pas ekzekutimit askush nga familja nuk ka shkuar të tërheqë trupin, ndoshta duke iu frikësuar hakmarrjes për vrasjen makabre që Lleshi kishte kryer në Angli, e pas së cilës kanë humbur në ekzekutime 4 anëtarë të fisit
5 Janar 2024, 17:01 -
Skandali/ 'Hotel me 5 yje' në burgun e Peqinit, zv.drejtori i Burgjeve e pranon: Ishim në dijeni të situatës para letrës, shkarkuam drejtuesit e bëmë kontrolle
Një letër që drejtori i komanduar i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj, i kishin dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija më 30 nëntor, ka zbuluar një skandal. Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.
20 Dhjetor 2023, 15:04 -
Vrasja në burgun e Peqinit, nën akuzë edhe Indrit Shaqja! Dyshohet se bashkëpunoi me Mjacajn në krim! Katër ditë pas ngjarjes iu gjet telefon në qeli
Arben Lleshi, i vrarë në burgun e Peqinit më 15 dhjetor nga Sokol Mjacaj, dyshohet se është tradhëtuar nga shoku i tij i qelisë Indrit Shaqja. Për këtë të fundit prokuroria ka kërkuar masë sigurie në gjykatë si bashkëpunëtor në vrasje. Ai thirri Arben Lleshin ditën e ngjarjes kur mjacaj u afrua te qelia me armë ndërkohë që pas ngjarjes, Shaqja ka ndjekur autorin deri në korridor ku i thënë “pse më vrave shokun”.
20 Dhjetor 2023, 09:44 -
Dosja/ Si u shkel siguria në burgun e Peqinit! Skaneri s’punonte kur u fut arma që përdori Sokol Mjacaj! Shef policie u komandua një specialist
Një varg shkeljesh të sigurisë në burgun e Peqinit janë zbuluar nga prokuroria gjatë hetimit për vrasjen e Arben Lleshit në qeli nga Sokol Mjacaj. Në dosjen e siguruar nga Report tv dhe shqiptarja.com evidentohet se burgu i sigurisë së lartë ishte pa shef policie, dhe në vend të tij u komandua një specialist. Kontrolli i sendeve në hyrje të burgut bëhej me dorë.
19 Dhjetor 2023, 16:18 -
'200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit!' Letrat që mbërritën në burgun e Peqinit! Indrit Shaqja: I refuzova se e kisha shok
Dy letra kanë mbërritur në burgun e Peqinit ku shkruhej se ishin gati të paguanin 200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit. Report Tv dhe Shqiptarja.com zbardhin dëshminë e Indrit Shaqes, shokut të qelisë të të dënuarit që u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.
19 Dhjetor 2023, 12:45 -
VIDEO/ Vrasja në burgun e Peqinit, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Sokol Mjaçajn dhe 11 nga 12 zyrtarët e arrestuar! Vrasësi shfaqet i qetë në 'kafaz', refuzon të filmohet
Nën masa të rrepta sigurie, Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit u njoh me masën e sigurisë arrest në burg para Gjykatës së Elbasanit. "Arrest me burg” u vendos edhe për Kamber Hoxhën me detyrë drejtor i burgut të Peqinit dhe 10 punonjës të këtij burgu. Vetëm një prej tyre u caktua në "detyrim paraqitje"
19 Dhjetor 2023, 08:08 -
Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Majcaj dhe 12 zyrtarët dalin nesër para gjykatës së Elbasanit! Prokuroria kërkon arrest me burg
Gjykata e Elbasanit do tu njoftojë të martën masat e sigurisë të dënuarit përjetë Sokol Mjacajt, ish drejtorit të burgut të Peqinit, shefit të regjimit të brendshëm dhe 10 punonjësve të tjerë të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në qeli për hakmarrje. Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit, pasi zbuloi se autori mbajti për 20 ditë armën në qeli dhe skanerët e kontrollit e kamerat e burgut nuk punonin.
18 Dhjetor 2023, 14:07 -
Vrasja në burgun e Peqinit, disa kamera s’punonin! Skanerat për armë e celularë jashtë funksionit! Mjacaj ishte në godinë tjetër, u transferua aty ku ndodhej Arben Lleshi
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj shkaktoi furtunë me arrestimin e drejtorit dhe 11 vartësve. Prokuroria ka gjetur shkelje të rënda të sigurisë si skanerat e kontrollit për arme e celularë që nuk punonin dhe kamerat e një pjesë të sistemit të vëzhgimit jashtë funksionit. Në akt-akuzë thuhet se Mjacaj ka qenë në sistemin 41 Bis dhe ka dalë prej aty duke hyrë në sektorin B pa kontroll, ndërkohë që mbante armën me vete në çdo lëvizje brenda burgut.
17 Dhjetor 2023, 14:40 -
Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, 3 muaj para ngjarjes iu gjet celular në qeli! I kontrollohet banesa në Dukagjin
Vrasësit të Arben Lleshit brenda qelive të burgut të Peqinit, Sokol Mjacajt i është gjetur 3 muaj më parë një aparat celular që po ekspertohet për komunikime me persona jashtë burgut. Policia kreu kontroll te familjarët e tij në Dukagjin, të cilët jetojnë mes varfësisë së tejskajshme. Ndërkohë hetimi është përqendruar në gjetjen e porositësve të vrasjes që dyshohet se u krye për hakmarrje
17 Dhjetor 2023, 10:20 -
Vrasja e Arben Lleshit, ish-drejtori i burgut të Peqinit: S’duhej publikuar lajmi për dërgimin e Sokol Mjacaj në ’41 bis’, veproi pasi e mori vesh
Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha ka qenë i ftuar në studion “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv për të folur mbi ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në institucionin e sigurisë së lartë, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.
16 Dhjetor 2023, 14:02 -
Vrasja në burgun e Peqinit, reagon PD: Cënim i rendit dhe sigurisë publike! Ngjarja pasqyron mungesën e strategjisë efikase kundër krimit
Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshi, po ashtu i dënuar me burgim të përjetshëm si dhe plagosi të burgosurin Indrit Shaqja.
15 Dhjetor 2023, 21:10 -
Arben Lleshi u vra sot në burgun e Peqinit, saga e frikshme e ekzekutimeve në familjen e tij
Viktima Arben Lleshi i cili u ekzekutua nga Sokol Mjacaj ditën e sotme brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, vuante dënimin përjet për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të ndodhur në vitin 2012
15 Dhjetor 2023, 19:23 -
'Arben dil', e thirri në emër dhe e qëlloi, si ndodhi vrasja në qeli! Sokol Mjacaj u izolua, dorëzoi armën pas negociatave me drejtorin e burgut të Peqinit: Dua siguri
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë Lleshi dhe Indrit Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit.
15 Dhjetor 2023, 18:33