Vrasja në detyrë e oficerit të policisë, reagon PD: Tragjedi e paralajmëruar, policiët janë braktisur

Vrasja në detyrë e oficerit të policisë, reagon PD: Tragjedi e paralajmëruar, policiët janë braktisur

1624353157_alibeaj.jpg

Përmes deputetit Enkelejd Alibeaj , Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku u vra oficeri i krimeve, Saimir Hoxha.

Alibeaj ka shkruar në Facebook se kjo është një tragjedi e paralajmëruar, pasi sipas tij prej vitesh punonjësit e policisë janë braktisur nga shteti.

"I shprehim ngushëllimet tona familjes së nën/komisarit të policisë, Saimir Hoxha, të vrarë sot në detyrë, teksa kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit.  Fatkeqësisht kjo është një tragjedi e paralajmëruar, sepse prej vitesh punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh për shkak të modelit të bashkëpunimit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar. 

Prej vitesh, Shqipëria e sunduar nga Edi Rama është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në Europë, pasojat e këtij vullneti të mbrapshtë politik janë shkatërruese për shoqërinë dhe institucionet tona.

Që krimi të mos guxojë, që rendi dhe siguria të kthehet në normalitet, zgjidhja që kemi përpara është vetëm një, ndarja përfundimtare e politikës nga krimi dhe ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama, i cili ka shkaktuar dhe shkakton vetëm dhimbje dhe pasiguri në familjet shqiptare", shkruan Alibeaj.


Lajmi kryesor:

REAGIMET për vrasjen e policit në Lezhë, Ministria e Brendshme: Do shpallet 'Dëshmor i Atdheut'! Meta: Akt kriminal! PD: E paralajmëruar! Kim: Autorët të dalin para drejtësisë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore