Vrasja në Elbasan, familja Çapja:
Florenci ynë ishte në Maqedoni

Vrasja në Elbasan, familja Çapja: <br />Florenci ynë ishte në Maqedoni
ELBASAN - Familja Çapja publikoi sot alibinë përmes së cilës pretendon të shfajësojë familjarin e saj, të akuzuar nga policia për ekzekutimin e para pak ditëve në Elbasan. “Djali ynë nuk ka qenë në Elbasan ditën kur është vrarë Gentian Beqiraj”, thuhet në një deklaratë të tyre për mediat. Reagimi i familjes vjen dy ditë pas arrestimit të Florenc Çapjes si i dyshuar për vrasjen e Gentin Beqiraj, i cili ishte i paralizuar në arrest shtëpie.

"Florenci në datë 14 gusht në orët e mbrëmjes është nisur drejt Maqedonisë me tre të afërm të tij për të blerë një kaldajë. Këtë ne e vërtetojmë me pasaportën e vulosur në kufi dhe me pamjet filmike të hotelit ku ka qëndruar", thonë familjarët.

Sipas tyre, Florenc Çapja është kthyer nga Maqedonia mesditën e 15 Gushtit, pasi kishte ndodhur vrasja në Elbasan. Ai është ndaluar nga postblloku i policisë në hyrje të Elbasanit bashkë me tre persona të tjerë.

pasaportoa

"Ne kemi fakte të dokumentuara nga sistemi kufitar Tims dhe kamerat e sigurisë së hotelit ndaj i bëjmë thirrje Presidentit, Kryeministrit, Kryeprokurores dhe ambasadorit të SHBA që të ndërhyjnë për këtë ngjarje". Familja Çapja pretendon se akuza e ngritur ndaj djalit të saj është sajesë e Prokurorisë së Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e qarkut.

(rd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari