Vrasja në Elbasan, policia: Autorët dogjën makinën dhe u zhdukën në kodrat me ullishte

Vrasja në Elbasan, policia: Autorët dogjën makinën dhe u zhdukën në kodrat me ullishte

Policia jep informacionin zyrtar për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur  “Rrethrrotullimi i luleve”. Rrethanat e vrasjes së 39 vjeçarit janë ende të paqarta.

"Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes" deklaron policia.


Lajmi kryesor:

Larja e hesapeve trondit Elbasanin, ekzekutohet me 5 plumba i skeduari për kokainë, i përfshirë në disa atentate! 3 autorët djegin makinën, brenda gjenden dy kallashnikovë


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis