Vrasja në Elbasan, pranga rojes
së karburantit, nuk tregoi krimin

Vrasja në Elbasan, pranga rojes<br />së karburantit, nuk tregoi krimin
Vrasja mafioze e 51-vjeçarit Saimir Beqiri në Elbasan, ka vënë në lëvizje policinë e këtij qyteti, e cila mëngjesin e të mërkurës ka arrestuar një person, jo autor të krimit, por rojen e një karburanti që ndodhet shumë pranë vendit të krimit. Ai quhet Shkëlqim Salla 42-vjeç nga fshati Godolesh, dhe se sipas policisë ai ka dëgjuar zërin e Beqirit që kërkonte ndihmë dhe ka dalë jashtë. Gjithmonë sipas policisë së Elbasanit Salla,ka parë autorët e krimit dhe automjetin e tyre por në polici nuk ka pranuar të flasë.

Heshtje ai ka treguar edhe gjatë momentit kur Shkëlqim Salla është njohur me dhjetëra fotografi të personave të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në vrasje. Nisur nga kjo situatë, policia ka vendosur të ndalojë 42-vjeçarin duke e akuzuar këtë të fundit për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Pavarësisht veprimeve të policisë, prokuroria e Elbasanit shprehet se në ditët në vijim do vendosë lirimin e Shkëlqim Sallas, pasi vepra penale nuk përbën rrezikshmëri shoqërore. Më tej prokurorët thonë se krimi i rëndë është i vështirë të zbardhet, pasi është seri e vrasjeve të përgjakshme që kanë ndodhur kohët e fundit.

Pistat hetimore
Vrasja sipas anëtarëve të grupit hetimor mendohet të ketë ndodhur rreth orës 1:30 të natës,ndërkohë që viktima ka njohur autorin e krimit.Ekzekutimi i 51-vjeçarit është bërë në një distancë të afërt, ku autori pasi është siguruar që kishte vrarë Beqirin është larguar nga vendi i ngjarjes duke u ndihmuar nga një person tjetër, që e priste në rrugë me makinë. Lidhur me këtë vrasje policia dhe prokuroria kanë ngritur një grup hetimor, duke u fokusuar në dy drejtime të vetme.

Pista e parë ku hetuesit janë përqëndruar ka të bëjë me atë të hakmarjes. Kjo pasi viktima Saimir Beqiri është vëllai i Gentian Beqirit, i vrarë në 2012 brenda në banesën e tij, por në fakt i akuzuar nga prokuroria si njëri nga tre autorët e vrasjes së Sokol Çapjas,në dhjetor të 2005. Hetuesit thonë se konflikti mes fiseve Çapja dhe Mema, nuk kanë të mbaruar, kjo pasi vrasja vjen vetëm 2 muaj pas masakrës së trefishtë në Elbasan, ku u sulmuar me armë anëtarët e fisit Çapja, teksa qëndronin në një lokal.

Në këtë sulm me breshëri automatiku,janë vrarë Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa janë plagosur 10 persona të tjerë.Pikërisht këto vrasje, sipas hetuesve mund të jenë bërë shkak në hakmarjen e shpejtë të fisit Çapja, duke vrarë shtetasin Saqimir Beqiri, i cili si pasijë e kësaj hakmarje ka humbur 4 vite më parë vllain e tij, Gentian Beqirin dhe babain Nezir Beqiri. Ndërkohë pista e dytë ku hetuesit janë përqëndruar është ajo e lidhjes së vrasjes së Beqirit me aktivitetin e tij kriminal, kryesisht në fushën e trafikut të drogës në Itali dhe trafikut të klandestinëve. Disa vite më parë viktima ka patur veprimtari kriminale.

Autorët me paruke
Vrasja e Saimir Beqirit, ka bërë që policia e Elbasanit të sekuestrojë pamjet filmike të kamerave të disa bizneseve aty pranë, të cilat kanë fiksuar autorët e krimit dhe automjetin me të cilin ata po lëvizin. Burime pranë grupit hetimor thanë se pas verifikimit të pamjeve filmike ka rezultuar se automjeti me të cilin kanë lëvizur autorët është i tipit “Mercedes-Benz Elegancë”, ndërkohë që autorët mëndohet se kanë qënë të maskuar me paruke.

Gjatë ditës së djeshme policia kryevi disa kontrolle në dhjetëra banesa duke shoqëruar dhe 15 persona, por askush prej tyre duket se nuk ka dhënë informacione të vleshme për këtë ngjarje. Nisur nga kjo situatë, të gjithë të shoqëruarit janë lënë të lirë, duke bërë që pas 48 orë asnjë person të mos arrestohet për këtë vrasje, përveç rojes së karburantit Shkëlqim Salla për “Moskallëzim krimi”.

Do lirohet
Pavarësisht veprimeve të policisë, prokuroria e Elbasanit shprehet se në ditët në vijim do vendosë lirimin e Shkëlqim Sallas, pasi vepra penale nuk përbën rrezikshmëri shoqërore.

Fotografitë
Heshtje Salla ka treguar edhe gjatë momentit kur Shkëlqim Salla është njohur me dhjetëra fotografi të personave të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në vrasje.


Ja njoftimi i policisë
Arrestohet  roja  i  karburantit   për “Moskallzim  Krimi”,  në  lidhje  me  vrasjen  e  djeshme 
Në vijim  të   punës  për  zbardhjen  e  ngjarjes  së  djeshme , Specialistët  për  Krimet  e  Rënda,  në  Drejtorinë   Vendore  të  Policisë  Elbasan,   bënë  arrestimin  në  flagrancë  të  shtetasit: Shkëlqim   Salla,  42  vjeç,  banues  në  fshatin  Godolesh  Elbasan
Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë  për   moskallëzim  të  krimit,  pasi  duke    qënë  roje  i  karburantit  në  vëndin  ku  ndodhi  ngjarja,   dyshohet  të  ketë  parë  ngjarjen  dhe  të  mos  ketë  kallzuar, pasi:
Më  datë  11.04.2016,  në    Lagjen  “Skëndërbej”  në  afërsi  të  një  pikë  karburanti,    është   gjetur  i   vrarë me  armë  zjarri   shtetasi:
Saimir  Beqiri,   51  vjeç,  banues  në  Elbasan.
Gjatë  kqyrjes  së  vëndit  të  ngjarjes,  grupi  hetimor  ka   gjetur  dhe  sekuestruar  në  cilësinë  e  provës  materiale:
6  copë   gëzhoja,  kalibër  9mm
2 copa  predhaSpecialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë   Vendore  të  Policisë   Elbasan,    në  bashkëpunim  me   Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan,  po  vijojnë  punën  për  zbardhjen  e  ngjarjes.
Ndaj  shtetasit  Shkëlqim   Salla
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Moskallëzim  Krimi” parashikuar  nga neni 300  i  Kodit Penal.                           


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja