Vrasja në Elbasan, SHBA-BE: Meta, Rama dhe Basha të vetëpërmbahen! Të distancohen hapur nga dhuna dhe të shmanget gjuha e urrejtjes

Vrasja në Elbasan, SHBA-BE: Meta, Rama dhe Basha të vetëpërmbahen! Të distancohen hapur nga dhuna dhe të shmanget gjuha e urrejtjes

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

TIRANË- Vrasja e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit dhe akuzat e politikë spër njëra-tjetrën, kanë sjellë edhe reagimin e ambasadave të SHBA-BE në vendin tonë. Reagimet e tyre kanë një emërues të përbashkët, ato bëjnë thirrje që të krerët e partive politike të vetëpërmbahen, të distancohen nga dhuna dhe gjuha e urrejtjes.

E para që reagoi ishte ambasada e SHBA-së, ku foli me emra duke i kërkuar Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha që të vetëpërmbahen.

“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, lexohet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Edhe ambasadori i BE-së, në vendin tonë Luigi Soreca u bëri thirrje politikës për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Vrasja në Elbasan, Soreca: Përmbajtje e shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes

1618569646_LuigiSoreca.jpg

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka bërë thirrje që vrasja e Pjerin Xhuvanit të hetohet me urgjencë, e ndërsa u bëri thirrje politikës për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale.

"Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale", shkruan Ambasada e BE-së.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja