Gjatë ditës së djeshme policia vuri në pranga edhe Emmiljano Vockën 23 vjeç pasi akuzohet se ka qenë në makinë me autorin Enerik Lluka dhe dyshohet se i ka dhënë atij pistoletën me të cilin mori një jetë.
Enerik Lluka qëlloi për vdekje kushërin e tij Dorjanin dhe la të plagosur rëndë vëllain e këtij të fundit. Dorjan dhe Bilbil Lluka janë nipat e gruas së ish-kryekomunarit të Lazaratit Dasho Aliko. Pas krimit autori u lagua me makine e cila u gjet e braktisur në një fshat pranë Gjirokastrës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)