Vrasja ne Gostivar, BE thirrje
për qetësi e përgjegjshmëri

Vrasja ne Gostivar, BE thirrje<br />për qetësi e përgjegjshmëri
SHKUP - Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar të Maqedonisë dhe njëkohësisht ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe përgjegjësisë.
 
Zyra e BE në Shkup ka shprehur ngushëllime për incidentin ku dy të rinj shqiptarë u vranë nga ana e një pjesëtari maqedonas të policisë, lexohet në një komunikatë për shtyp.
 
“Vlerësojmë se qeveritë lokale dhe qendrore po kryejnë hetime thelbësore dhe do të ndërmarrin masat juridike. Gjithashtu, besojmë se faktorët politik dhe shoqëria civile do të ballafaqohen në mënyrë të përgjegjëshme me ndjeshmërinë e situatës së krijuar, duke bërë thirrje për qetësi”, thuhet në komunikatë.
Zyra e BE-së i bën thirrje liderëve politik dhe aktorëve të tjerë që të shprehin qëndrim të fortë kundër çdo lloj dhune, dhe të dënojnë aktet individuale të dhunës pas incidentit.

FAMILJA E POLICIT LARGOHET NGA GOSTIVARI
Ndërkohë, familja e policit që kreu vrasjen ka braktisur Gostivarin për shkak të frikës së tyre dhe pasigurisë, bënë të ditur mediat lokale të cituara nga agjencia INA. Polici Jakim Trifunovski gjendet në paraburgim në burgun e Shutkës pasi akuzohet për vrasjen e dy të shqiptarëve në Gostivar, pas një zënke banale për parkimin e makinave.  Në vendngjarje kur ndodhi vrasja ka qenë e pranishme edhe vajza e tij 10-vjeçare, e cila nuk ka dhënë asnjë dëshmi para gjykatës, shtuan të njëjtat burime. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj