Vrasja në ish-Bllok në 2018, Ervis Martinaj dënohet me 3.8 vite burg, për 4 vepra penale

Vrasja në ish-Bllok në 2018, Ervis Martinaj dënohet me 3.8 vite burg, për 4 vepra penale

Ervis Martinaj dënohet nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burgim, ndërsa ai do të jetë në liri deri sa vendimi të marr formën e prerë në Apel. Dënimi ndaj tij u dha për ngjarjen e ish bllokut ku miku i tij Fabiol Gaxhaj u vra nga ish ushtaraku Merviol Bilo, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në ish bllok.

Ndër akuzat që rëndonin ndaj Martinajt janë 4, sigurimi i kushteve për kryerjen e një vrasje, falsifikim letërnjoftimesh, organizim lotarish në mënyrë të paligjshme si dhe fshehje të ardhurash.

Ndërkohë ndaj Martiajt u aplikua gjykimi i shkurtuar ndërsa ai vetë s'mori pjesë në përballjen me drejtësinë por u përfaqësua me avokat. Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor dhe e dënoi Martinaj me 5.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e 1/3-ës së dënimit duke u dënuar me 3.8 vite burg.

Më 4 tetor 2018  rreth orës 21:50  brenda lokalit ‘Monopol’ në ish bllok, një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë e kryeqytetit , ku Merviol Bilo ka hapur zjarr ndaj Ervis Martinaj. Truproja, Fabiol Gaxha ka ndërhyrë duke shpëtuar Ervis Martianjn, ndërsa nga ka marrë një plumb në kokë duke mbetur i vdekur. Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur Elion Hato dhe vetë Ervis Martinaj.

Ndërkohë që ish-komando Merviol Bilo, i cili vrau Fabiol Gaxhan është në kërkim që prej 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë