TIRANE-Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një përplasje mes bandave mbrëmjen e sotme rreth orës 21:50 minuta në zonën e Bllokut. Të plagosurit janë Ervis Martinaj së bashku me Laert Hasën, ndërsa viktima është Fabiol Gaxha. Fillimisht u raportua se i vrarë kishte mbetur Rigers Gaxha, vëllai i Fabjolit, kjo për shkak se viktima mbante me vete kartën e identitetit të të vëllait.

Burime për Report Tv pohojnë se Gaxha ka qenë truproja i Martinajt, ndërsa ndërhyri gjatë përplasjes me armë duke e shpëtuar. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës, Ervis Martinaj ndodhet në reanimacion, ndërsa në gjendje më të rënduar paraqitet Hasa. 

Dinamika si ndodhi ngjarja
Burime për Report Tv nga grupi hetimor, por edhe dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, kur brenda lokalit ‘Monopol’ të Redi Popescut, ku ishin të ulur Ervis Martinaj së bashku me truprojën e tij është afruar një person duke i qëlluar.

Truproja, Rigers Gaxha ka ndërhyrë duke shpëtuar Ervis Martianjn, ndërsa nga ka marrë një plumb në kokë duke mbetur i vdekur. Nga fotot e 'Report Tv' në vendngjarje duket edhe plaga që ka marrë në kokë Gaxha. Gjatë momentit të transportimit me barrelë, çarçafi i bardhë më të cilin ishte mbuluar viktima ishte bërë me njolla gjaku në pjesën e kokës. Ndersa Ervis Martinaj dhe Laert Hato u plagosen.

Lokali ‘Monopol’ i Popescut ku ndodhi ngjarja ndodhet pranë KFC-së, në një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë e kryeqytetit. Gjatë atentatit, Popescu ka qenë brenda ambienteve të lokalit, ku një kamariere e lokalit ka pohuar jashtë kamerave se brenda në lokal ka ndodhur "një kasaphanë e vërtetë". Familjarë të Redi Popescut kanë kontaktuar Report Tv dhe kanë konfirmuar se ai nuk është plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Redi Popescu eshte mik i Ervis Martinajt.

Por kush është Ervis Martinaj?
Njëri nga të plagosurit sonte në Bllok është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në 2016 është akuzuar për një ngjarje në lokalin ‘Muraga’ në Fresk, por edhe për ngjarje të tjera në kryeqytet. Ai është pronar i një pike bastesh, por edhe i disa bizneseve të tjera. Ende nuk dihet asgjë për autorët, ndërkohë që mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasje mes bandave.

I plagosuri Ervis Martinaj 

Konfliktet/ Vrasja e Enton Nikës
Konflikti ku u vra Enton Nika ndodhi në parkingun e lokalit “Muraga” në Linzë ne 2016. Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri. Referuar deklarimeve të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis. “Ai i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë “…o çuni, hajde një sekondë…”. Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë:”…A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj…”. Entoni i ka thënë “…qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika dhe më largo pak atë dorën nga supi se ta këpus…”, rrëfehej nisja e konfliktit në vendim. Më tej të pandehurit janë përfshirë në konflikt fizik me ta, ku në një moment i pandehuri Emiljano Tasho ka qëlluar me një armë pistoletë, sipas tij nga pakujdesia, drejt Enton Nikës, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Fabjol Gaxha, truproja e Martinit

Njoftimi i policisë:

 Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Vrasja në Bllok, flasin familjarët e pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja

Fillimisht u raportua se nga ngjarja në Bllok u plagos edhe pronari i lokalit 'Monopol' Redi Popescu, por familjarët e tij të kontaktuar nga Report Tv theksojnë se biznesmeni nuk është plagosur.

Ora 22:57
Vrasja në Bllok në lokalin e biznesmenit të njohur (Detaje të reja)

Report Tv mëson se vrasja në Bllok mbrëmjen e sotme ka ndodhur në lokalin e Redi Popescut, i cili është një biznesmen i njohur në vend. Ai pronar i bar 'Solomon' në ish-Bllok, ku ndodhi vrasja, por edhe i disa bizneseve të tjera në vend. Pas ngjarjes janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.  

Ora 22:36
Vrasja në Bllok, zbulohet kush ishte objektivi dhe e kaluara e dy të plagosurve (Emrat+Detaje)

Mbrëmjen e sotme në ish-Bllok një person mbeti i vdekur nga një atentat dhe dy të tjerë u plagosën me armë zjarri.

Viktima ende nuk është identifikuar, njëri nga dy të plagosurit është Ervis Martinaj, i cili ishte objektivi, ndërsa tjetri Laert Hato.

Ervis Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Ai është pronar bastesh, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lokalin e mikut të tij Redi Popescut në Bllok, i cili frekuentohet nga të rinjtë.