Vrasja në Kamëz, Policia: Dyshojmë se kemi të bëjmë me përdorues droge

Vrasja në Kamëz, Policia: Dyshojmë se kemi të bëjmë me përdorues droge

Viktima Agim Buci dhe bashkëshortja e tij, Merita Buci

Policia e Tiranës ka ngritur një grup pune të posaçëm për hetimin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Kamzës. Dyshimet e para flasin për kontigjentë kriminalë, që kanë marrë pjesë në këtë grabitje që u mbyll me vrasjen e kryefamiljarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Merita Buci.

Burime pranë policisë së kryeqytetit thanë për “Shqiptarja.com” se autorët mund të jenë konsumues droge, të cilët të shtyrë nga nevoja për të pasur para, kanë vendosur të grabisin marketin e vogël, që administrohej nga familja Buci. Shumë persona janë shoqëruar dhe se deri në orët e mbrëmjes së djeshme, nuk ka pasur asnjë të ndaluar për këtë ngjarje.

Ka dyshime të forta se autorët mund të jenë larguar me makinë në drejtim të paditur. Koha kur ka ndodhur ngjarja e rëndë përkoi dhe me fillimin e ndeshjes sportive Bayer Mynchen dhe Real Madtrid, ku rrugët e zonën ishin të boshatisura, pasi pjesa dërmuese e njerëzve shikonin këtë ndeshje.

Dëshmia e gruas së plagosur në këmbë
Në një rrëfim të shkurtër para policëve të Tiranës gruaja e viktimës thotë se gjithçka ndodhi kur bashkë me burrin ishin duke bërë mbylljet e fundit të dyqanit, për të shkuar në shtëpinë e tyre përdhese që ndodhet ngjitur me dyqanin. Në arkë ndodhej djali i vogël i çiftit Buci, ndërsa Merita me bashkëshortin e saj ishin në një pjesë tjetër të dyqanit që kishte lidhje direkte me shtëpinë.

Duhej të ishte një natë e qetë për çiftin që pasi mbyllte dyqanin i drejtoheshin shtëpisë, por u kthye në tragjedi. Dy persona të maskuar me kapuç, të veshur trashë, me xhupa jeshil dhe dorashka, hyjnë në market. Njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë i drejtohet arkës ku ndodhej edhe i mituri. Grabitësi i dytë, me thikë në dorë kupton se në dyqan ishin edhe burri dhe gruaja.

Merita tregon se doli menjëherë sapo dëgjoi djalin të thërrasë dhe nisi të qëllojë me ç’gjeti ndaj autorit të armatosur që ndodhej tek djali i saj. “Lekët, lekët”, tregon ajo duke rrëfyer bërtitjet për lekë që vinin nga dy djemtë e maskuar.

“Çfarë lekësh doni?, i është përgjigjur ajo duke nënkuptuar se në dyqanin e tyre modest nuk mund të kishte lekë të mjaftueshme për të justifikuar edhe veprimin e dy autorëve që kishin organizuar grabitjen e armatosur. Në këtë moment, ka treguar ajo në polici doli edhe bashkëshorti i cili ju sul autorit të armatosur për ta larguar nga djali i tyre. E gjithë përleshja ndodhi në sy të të miturit, në këmbët e tij, aty ku ra i pajetë babai i tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!