KAVAJE- Akuzat e familjarëve të 25-vjeçarit Shkëlzen Kala, i vrarë mbrëmjen e së dielës, se autorët të këtij krimi janë familjarët e ish të dashurës tij kanë çuar në shoqërimin e këtyre të fundit.
 
Ndërkohë vëllai i ish të dashurës, Betim Buthi, ka pranuar krimin, ndërsa i arrestuar si bashkëpunëtor është edhe shoku i tij Elton Hoxha.
 
Arrestimi i tyre erdhi menjëherë pak orë pas akuzave të vëllait të 25-vjeçarit të vrarë.
 
Shkëlzen Kala u vra në një godinë ku punonte roje, teksa u qëllua me katër plumba automatiku gjate mbrëmjes së të dielës.
 
Kanë që banorët e zonës dhe familjarët që kanë konstatuar vrasjen e tij dhe kanë njoftuar menjëherë uniformat e policisë.
 
Mësohet se Shkëlzen Kala kishte patur lidhje me një banorë të fshatit, ndërsa familjarët e kësaj të fundit e kishin kundërshtuar ashpër këtë lidhje.
 
Kjo ishte pasuar më një sërë konfliktesh mes palëve që u finalizuan më vrasjen e 25-vjeçarit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)