TIRANË - Vrasja e 17 vjeçarit Adriatik Tota në orën e praktikës nga një shok shkolle vetëm 15 vjeç ka qenë objekt debatesh dhe replikash të ashpra mes mazhorancës e opozitës paraditen e sotme në seancë. Opozita fajëson policinë që nuk parandaloi krimin ndërkohë që mazhoranca dhe vetë kryeministri Rama kërkuan të mos përdoret vdekja për të goditur policinë.
 
Replika të ashpra edhe mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetit të PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha. Tahiri akuzoi Berishën se vrasja e djeshme në shkollë është pasojë dhe e veprimeve të kryeministrit Berisha, duke i kujtuar hapjen e depove të armatimit me 1997 dhe tragjedinë e Gërdecit.

Ministri Tahiri  paralajmëroi se shumë shpejt do të dorëzojë në Parlament dy projekt-ligje për çështjen e armatimit dhe se vrasja e djeshme në shkollë e 17-vjeçarit nga shoku i klasës është dështim i një zixhiri të tërë mekanizmash dhe jo faj i policisë.

Kryeministri Rama foli për ndërhyrje emergjente për refomimin e gjithë sistemit edukativ në shkolla dhe vendosjen e një baze të re ligjore që t’i paraprijë ç’armatimit dhe ndëshkimit të armëmbajtësve, si hapat e parë që duhen ndërmarrë në luftën kundër këtij lloji krimi

Debate të ashpra edhe për falimentin e kompanisë ajrore Belle Air.

ORA 12: 10 RAMA: BAZE E RE LIGJORE PER MBAJTJEN E PERDORIMIN E ARMEVE
Kryeministri Rama mbajti një fjalim në foltore ku foli për ngjarjen e djeshme ku u vra 17-vjeçari. Sipas tij, ndërhyrja emergjente për refomimin e gjithë sistemit edukativ në shkolla dhe më pas vendosja e një baze të re ligjore që t’i paraprijë ç’armatimit dhe ndëshkimit të armëmbajtësve, janë hapat e parë që duhen ndërmarrë në luftën kundër këtij lloji krimi. Kryeministri fajësoi edhe institucionin nga ku foli dhe qeveritë e njëpasnjëshme si përcjellës të kësaj kulture të shëmtuar në shoqëri.

“Shumë shpejt do të nisë puna për një bazë të re ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve. Mos përdorni vdekjen për të goditur policinë. Kriminaliteti është një problem kulturor. Duhet të përballemi frontalisht me krimin. Duhet të merremi thellësisht me problemin.  Minorenët shfaqeshin në foto me armë. Të rinjtë janë prodhim i asaj që është mbjellë në këtë sallë. Do realizojmë pikat e programit një për një. Do të kthejmë shkollat në qendra komunitare.
“Do të bëjmë që marrëdhëniet me shkollën e prindërit të institucionalizohen përmes formës së komunikimit me shkrim. Kjo praktiktë e njohur botërisht dhe në Shqipëri refuzohet. Prandaj drejtimin e Drejtorive të Arsimit janë përzgjedhur me konkurs.  Ligji që keni miratuar ju përjashton cdo konkurueshmëri e meritë. Jemi të vendosur të zbatojmë pikë për pikë planin. Jemi më të fortë se ju se vlerat e parimet tona janë shumë më superiore sesa vlerat e parimet tuaja”- tha Rama.


rama
(Foto: Kryeministri Rama në foltoren e Kuvendit)

ORA 11: 30- 11:45  REPLIKAT TAHIRI BERISHA
Replika të ashpra mes ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe deputetit të PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha. Tahiri akuzoi Berishën se vrasja e djeshme në shkollë është pasojë dhe e veprimeve të kryeministrit Berisha, duke i kujtuar hapjen e depove të armatimit me 1997 dhe tragjedinë e Gërdecit. Tahiri në Kuvend: I kemi vrarë të gjithë nga pak
 
TAHIRI:  VRASJA NE SHKOLLE, NJE ZINXHIR MEKANIZMASH DESHTUAN
“Dolën ca korba që donin të bëheshin pëllumba. Reagimi i ca deputetët të PD dhe atij kryetarit të PD-së ishte jo serioz dhe jo humane. Kryetari juaj jo kryetar edhe dje edhe sot as e mori mundimi ta zinte në gojë ngjarjen por bëri xhiron e vet të zakonshëm, ndërsa më shumë nga ju u hodhët si karkalecë. Brenda 8 orësh kapëm autorin dhe përmbushëm detyrën në mënyrë të shkëlqyer", tha Tahiri.

"Prindërit e dy fëmijëve toleruan sjelljen e rrezikshme. Nuk ndaluan që fëmijët e tyre të mbajnë armë apo të bëjnë foto me armë e ti vënë në Facebook.  
"Nuk janë treguar aktive në shkollë. Komuniteti i mësuesve që nuk mund të mjaftohet me mësim por duhet dhe edukim. Struktura e këshillimit social që ishte thuajse e pamjaftueshme.

Në atë shkollë për nga karakteristikat e mësimdhënies dhe prejardhjes së nxënësve duhej të bëhej kujdes. Më pas shokët e shoqet e klasës bashkëmoshatarët, të cilët kanë arritur në pikën sa u vjen turp të flasin në polici. Dje ka falimentuar një zinxhir i tërë mekanizmash që mund të çonin në parandalimin e kësaj ngjarje. Kanë ndodhur mbi 15 ngjarje të tilla në 8 vite të qeverisë. Nuk kam dëgjyar kurrë që ju ti drejtoheni Parlementit për ndihmë. Kur u bëtë prindër të dhimbshëm dhe qytetarë të mirë, sot ?”- tha Tahiri në Kuvend.

TAHIRI: DJALI YT BERI GERDECIN
Replika të ashpra mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetit të PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha. Tahiri akuzoi Berishën se vrasja e djeshme në shkollë është pasojë dhe e veprimeve të kryeministrit Berisha, duke i kujtuar hapjen e depove të armatimit me 1997 dhe tragjedinë e Gërdecit.

"Ministria e Punëve të Brendshme do të sjellë urgjentisht në qeveri dhe Qeveria do të paraqesë urgjentisht në parlament, dy projektligje. Një projektligj për armët dhe një tjetër për përdorimin e armëve, në mënyrë që t’i japim fund njëherë e mirë kapitullit më të zi të historisë së sigurisë publike në vend, që është përdorimi i armëve.
 
Nga ana tjetër, po rritet një brez i tërë të rinjsh me modele të deformuara në mënyrë radikale. Dhe afërmendsh shohin sesi deri dje kalamajtë e pushtetarëve respektoheshin më shumë; sesi të fortët deri dje respektoheshin më shumë; sesi shteti ishte përkulur deri dje ndaj të fortëve dhe të paprekshmëve; si ligjin e bënin gangsterët; si Policia tradhtohej nga shteti dhe nga shefat e tyre përpara të fortëve! Shohin si paraja respektohet më shumë; si dhuna respektohet më shumë, ndërkohë që vlerat shoqërore kanë zbritur nga piedestali i shoqërisë, sepse deri dje kishin zbritur dhe nga piedestali i politikës dhe vendimmarrjes politike. Shohin se sot në Shqipëri mund të bësh lekë shumë shpejt; mund të mbash një armë dhe je garip; je më garip po të kesh një makinë të shtrenjtë dhe të sfidosh ligjin. Sepse kur qeveria e djeshme bënte çorap shtetin dhe ligjin, natyrisht modeli që do të promovonte nuk ishte modeli i shëndoshë qoftë edhe për brezin e të rinjve.
 
Dhe akoma më keq, kur çuni i babit bënte biznes me demontim armësh, hidhte themelet dhe fshinte nga harta e Shqipërisë një fshat të tërë duke lënë pas 26 viktima. Po s’ka sesi të mos mendonin të rinjtë e këtij vendi se mund të bënin dhe parà shpejt, mund të bënin dhe gangsterin, mund të mbanin dhe armë, mund të bënin dhe krime. Se kur çuni i babit deri dje kryeministër nuk dënohej dhe s’i hynte gjemb në këmbë dhe babi e mbronte mu në mes të parlamentit, po sigurisht të tjerët do të ndjekin këtë model!.”

tahiri
(Foto: Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri)

ORA 11: 39 TAHIRI: HALIMI SUPAXHI, DO PERFITONTE DJE, ME DEPUTETIN E ZONES MBYLLI SYTE PER ARMET NE BURG
“E kuptojnë të gjithë edhe supaxhitë që mund të shkojnë të pëfitojnë dhe një lugë supë në familjen e të ndjerit. Kjo të na shërbejnë për të ndërmarrë reforma radikale që dhe po ndërmarrim. Supaxhiu doli dhe tha se fajin e ka policia për arratisjen. Drejtori e kishte paralajmëruar, dhe ish-drejtori i burgjeve (e ka fjalën për Gazmend Dibrën) është mullaxhi votash. Harroi se ishte vetë ministër Drejtësie ditën kur armët kanë hyrë brenda në burg. Dhe ato armë për të cilat drejtori lejoi të hynin nuk mund të hynin pas një shkelje syri nga deputeti i zonës dhe ministri i Drejtësisë.  
 
TAHIRI: HEROI JUAJ ISHTE KULIÇAJ
Tahiri iu përgjigj dhe akuzave të opozitës për largimet nga policia dhe ftoi opozitën të bashkëpunojë për të cështjen e sigurisë.

“Janë studiuar dosjet emër për emër. Janë marrë masa penale për ata që nuk kanë bërë detyrën dhe rezultatet janë.
Do mirëpres cdo sugjerim jeni të mirëpritur edhe në ministrinë e Brendshme edhe në Komisionin e Sigurisë. Të zgjidhim cështjet e sigurisë sepse krimilaliteti penalizon të gjithë njëlloj por ju përpara rendit dhe sigurisë keni hallin e karrierave tuaja, njëri tjetrit, kryetarit jo kryetar.   Ju ftoj të heshtni përpara se të akuzoni policinë lidhur me gjendjen e kriminalitetin.  jo pse ju keni pasur rekordet e saj gjatë qeverisjes e kthyet policinë në strukturën më të prekur. Kush është hero që është larguar nga puna???  Agron Kuliçi?!
Që ishte badigard me kryetarin jo kryetar dhe bënte biznes me familjen e tij.  
Apo të tjerë që në facebook bënin thirrje politike.”



REPLIKON BERISHA: JENI SHOKET E HAKMARRJES E BANDES SE LUSHNJES  
"I nderuar zotëri, 4 minuta. Së pari: Dua ti themi Brahos se për Skraparin, qeveria e mazhorancës së kaluar, ka bërë më shumë se për çdo rreth tjetër. Ju Skraparin e shihni nga gota e rakisë.
Së dyti: Duke zbatuar kodin e heshtjes, gjithçka lexoj është e shkruar nga kryekreu. Kanë shpirtin e zi. Një ligjëratë e turpshe. Se në vend që të akuzoje këtu prindërit e viktimës, ftoj këtu Kuvendin për 1 minutë heshtje për viktimën në Durrës. Në vend që të ngrihej parlamenti, ju nuk mund të akuzoni prindërit e viktimës. Këto janë klanet e krimit, prandaj nuk pyesin. 47 të vrarë në një muaj dhe dilni këtu me shifrat e krimit. Ju jeni shokët e Hakmarrjes, të bandës së Lushnjes, bandës së Durrësit, të Shullazit, shokët intimë të Altinit. Ministinë tani e komandojnë bandat, hakmarrja. Në cilin muaj ka pasur 47 të vrarë. Janë shpirtra njerëzish. Duhet të jeni ndryshe. Ty ta bëjnë mirë Vasil sepse një seancë e veçantë do të bëhet për ty këtu. "

DULE NGJARJA E RENDE TE MOS POLITIZOHET
"Ngjarja e rëndë nuk duhet që të përdoret për qëllime partiake. Nuk mund të bëhet politikë, pasi është tronditur shoqëria shqiptare. Krimi nuk lindi mëngjesin e 24 qershorit. Qeveritë kanë dështuar për ti vënë fre armëve."

BLENDI KLOSI: FAVORIZUAT BELLE AIR
"Mbyllët Albatrosin, mbyllët Albanian Airlines dhe favorizuat Belle Air.
Ngjarja në Durrës, ishte shumë e rëndë. Kemi një sistem totalisht të rrëzuar. Vuajtëm të gjithë, vuajtëm të gjithë ata që kanë fëmijët në shkollë. Ajo që ndodhi dje, ndodhi në një zonë në dy familje, me probleme të mëdha, në një zonë me probleme të mëdha. Ndodhi në një shkollë ku mësuesi bëhet palë me krimin.
Me çfarë të drejte flet Sali Berisha. Ai flet me të drejtën e kriminelit më të mëdha. Problemi i pronave. Legalizmet. Ndërtimet pa leje. Problemi i arsimit. Njerëz që vijnë dhe janë të barabartë, si ata që kanë mësuar në Londër si ata që kanë dhënë 3 mijë euro për të marrë shkollën në universitetet e Saliut."- tha Klosi.

11: 50 MAJLINDA BREGU: S'KA NDODHUR KURRE ME PARE
"Ajo çfarë themi ne sot është se nuk ka ndodhur kurrë që me armë në mes të orës së mësimit të vritet nxënësi. Kjo ndodh sepse, mësuesit nuk e kanë mendjen te mësimit, por nuk e dinë nëse do jenë apo jo në punë. Në rast se, fillon një proces i tërë, sigurisht që vëmendja nuk është tek procesi i përditshëm i tyre. Operacioni fshesa në administratë dhe jo vetëm. Çfarë prisni ju, kur drejtorët e shkollave po ikin njëri pas tjetrit. Sot kanë nisur punë, drejtori i arsimit të Fierit që ka drejtuar fushatën e Ilirjan Celibashit. Drejtori i DAR në Korçë. Kryetari i PS në Berat. Nënkryetari bashkisë së Rrëshenit, drejtor i DAR në Lezhë. Në Vlorë, anëtarja e LSI që ka kaluar te PS. Fushata e PS në Gjirokastrës, drejtore e DAR", - tha Bregu.

ORA 11: 27 BRAHO- BERISHËS: MOS E UL VETEN TË DALËSH NË KONFERENCA ME DREJTORIN E IT TË TATIM TAKSAVE
“Nu keni të drejtë morale të zini me gojë as Skraparin as skraparlinjtë pasi doje ta rrethoje me tela me gjemba, dhe se ke harruar, e ke lënë pa rrugë e nuk vete dot. Ata punonjësit e kombinatit mekanik ka 5-6 muaj që s'kanë marrë rrogat kur keni qenë ti në pushtet. Mos e ul veten të dalësh në konferenca shtyp me drejtorin e IT- të Tatim -Taksave”, tha deputeti i LSI-së, Spartak Braho në replikë me ish-kryeministrin Berisha.
 
ORA 11:20 BELLE AIR FALIMENTOI ME DASHJE
"Jam Learti nga Londra. Kam blerë 3 bileta tek Belle Air. Belle Air falimentoi me dashjen e vetë qeverisë sepse qeveritarë dhe flitet se (një herë Gaz Demi) por tani Olsi Rama dhe një eksponent të mafias nga Kosova, kërkon të marrë Belle Air nën kontroll. Para një muaj keni nënshkruar marrëveshjen me të për të paguar këstin 100 milionë" - deklaroi Berisha.