TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com zbardh dejatet e vrasjes së kryer nga 18 vjeçarja Nazime Visha. E reja pak pas mesnatës së të dielës ekzekutoi me kallashnikov njeriun që prej katër vitesh e kishte dhunuar seksualisht, fizikisht dhe psikologjikisht. Fiqiri Muça, 45 vjeç, ishte kunati i motrës së Nazmijes dhe ditën e vrasjes kishte shkuar për ta marrë me forcë në banesën e gjyshes së saj, ku ishte strehuar 18-vjeçaria në fshatin Krrabë në Tiranë.
Mesnatën e së dielës, Fiqiri Muça po bënte tentativën e dytë për të marrë vajzën me vete. E vendosur për të çliruar veten nga makthi, dhe tmerri, ka rrëmbyer një armë zjarri tip automatik që ndodhej në banesën e vjetër të gjyshes. Ka dalë jashtë në oborrin e shtëpisë ka filluar ta ndjekë nëpër fushë persekutonin duke e qëlluar me automatik. Për një moment adoleshentja arrin ta qëllojë drejt 45-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend në një lëndinë të fshatit.
Kur efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë parë viktimën dhe autoren e krimit në lot pranë vendit të ngjarjes. Adoleshentja i ka treguar policisë se ajo ishte autorja e krimit, ndërkohë që në vendgjarje është sekuestruar dhe një armë automatik kallashnikov.
MUÇA E PERDHUNOI KUR VISHA ISHTE 14 VJEÇEFiqiri Muça, babai i 6 fëmijëve ishte mik familje me 18-vjeçaren Nazime Visha, pasi motra e kësaj të fundit prej disa vitesh është martuar me vëllanë e 45-vjeçarit. Nga hyrje-daljet e krushkut në banesën e Vishës, ai kishte arritur që ta binte nëpërmjet presionit psikologjik 18-vjeçaren, për të kryer marëdhënie seksuale me të. Sipas dëshmisë së autores së krimit të dhënë në polici, ajo ka kryer për herë të parë marëdhënie me 45-vjeçarin, në moshën 14-vjeçare. Fill pas kësaj moshe, e reja është kthyer në dashnorja e viktimës që sa herë i tekej, abuzonte seksualisht me të miturën. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, por kohët e fundit, Fiqiri Muça, ka ushtruar dhunë fizike, deri në rrëmbimin e saj nga shtëpia në fshatin Zall Bastar të Tiranës, ku ajo jetonte me familjen e saj. Ky rrëmbim ka zgjatur për 11 ditë me rradhë, ndërkohë që u arrit dorëzimi i vajzës vetëm pas denoncimit të familjarëve në polici. Policia e Tiranës arriti ta arrestojë 45-vjeçarin Visha, por për shkak të ndryshimit të thënieve të 18-vjeçares, pasi Muça i kishte bërë presion psikologjik, Muça është liruar nga akuzat. Kjo ka ndikuar që sërisht ai të bëhet persekutor i 18-vjeçares, duke e detyruar këtë të fundit të hakmeret për të gjitha mundimet e shkaktuara prej tij.
Redaksia online
su.ge/el.qy/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59