Vrasja në Laprakë/ Ja kush ishte Griselda Gjinkolaj, adoleshentja që u ekzekutua me plumb në kokë brenda në makinë

Vrasja në Laprakë/ Ja kush ishte Griselda Gjinkolaj, adoleshentja që u ekzekutua me plumb në kokë brenda në makinë

Griselda Gjinkola, vajza që u vra sot në atentatin në Laprakë

Vajza që shihni në këtë foto është Griselda Gjinkolaj, 17-vjeçarja që u vra pasditen e sotme në zonën e Laprakës.

Griselda Gjinkola, adoleshentja e vrarë sot në Laprakë

Griselda Gjinkola, 17 vjeçe nga Mirdita, jetonte prej vitesh në Tiranë. Prej një jave mendohet se ishte e lidhur me Erion Bengën, 23 vjeç.

Dy të rinjtë kishin dalë të konsumonin një kafe në zonën e Laprakës. Kur u çuan dhe hynë në makinë, një i ri nga Puka, u afrua i maskuar pranë makinës së Bengës, tip Benz dhe qëlloi disa herë. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Griselda Gjinkola, adoleshentja që u vra sot në Laprakë

Adoleshentja mori një plumb në kokë, dhe pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës nga i dashuri i saj, nuk arriti dot që të shpëtonte nga plagët e marra. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte i dashuri i saj, dhe se Gjinkola u vra aksidentalisht, pasi makina ishte qëlluar nga pas sediljes së shoferit.

Dy janë pistat e hetimit, e para se të shtënat erdhën për shkak të xhelozisë, se adoleshentja ka patur një lidhje më herët, dhe se autori i vrasjes është konfliktuar me Bengën. Ndërsa pista e dytë është ajo e konflikteve të mëparshme të Bengës, dhe shantazhit që ky i fundit i ka bërë 2 vite më parë, ish-të dashurës së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 27/12/2018 12:32

    Prototip i asaj pjese teresisht negative i shoqerise ton;jo vetem Benga,por edhe nxitimi i pa matur i adoleshentes,sollen kete ngjarie makaber e poshteruse te shoqerise tone.Por edhe ekzekutori eshte nje i ri.Nuk e dim arsyen ,por sido qoft sjellia e tij eshte kriminale.Te gjithe komponentet e ngjaries ,negativ.Sido qoft,-shpirti i Gjinkolas u prehte ne parajs;Benga ,sherim,moral e shpirt te paster;Ekzekutori ,past nje rreze drite ne vepren, teper te rende te krimit.Ne fund ,secilit hakun.

    Përgjigju
    • Prenglesh Leshaj: 27/12/2018 15:01

      Hajt rruga e mbare u kjoft shkinave

    • gjovalin: 27/12/2018 13:43

      Ti konjaku qenke xurxull nga trute e xurxull ne shpirt, po ca pret ti se kan zbritur maloket nga ana e anes e sdine te sillen me kafshet e jo me me njerezit e u dashka qe rinia te mos dale nga shpia?? Po ja keta prototipa si puna jote i bejne keto maskaralleqe. Skishte faj enveri qe ju izolonte se e dinte qe nuk pershtateshit as me muret e rrugeve e jo me me njerezit!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD