Vrasja në Prishtinë, gazetari nga Kosova: Brenda një nate pati tre sherre në lokalet e natës

Gazetari Enis Reçica nga Kosova, foli për Report Tv lidhur me sherrin në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë, ndërsa i përfshirë ishte edhe një anëtar i FSK. Në një lidhje skype, Reçica tha se kjo ngjarje ka shtuar pasigurinë te qytetarët që të frekuentojnë jetën e natës. Ai thotë se ende nuk është bërë me dije arsyeja përse ndodhi sherri, ndërsa sa i takon ngritjes së Task Forcës u shpreh se do të punojë për zbardhjen e ngjarjes, por edhe për ngjarje të tjera.

Ai thotë se një masë e tillë erdhi pasi brenda natës në Kosovë u regjistruan edhe dy raste të tjera sherri në lokalet e natës, një në Pejë dhe një në Gjilan, por nuk pati të plagosur.

“Kjo ka bërë që të shtohet një lloj pasigurie për ata që duan të frekuentojnë lokalet e natës. Të paktën këto reagime janë në rrjete sociale se sa kanë siguri për të dalë atë në lokalet e mbrëmjes. Duke qenë se këto armë janë poseduar kaq lehtë dhe janë hedhur plumba kaq lehtë.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se do bëjnë një Task Forcë për të bërë hetimin për këtë rast dhe raste të tjera. Gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan dhe në Pejë ndodhën disa rrahje masive në lokalet e natës. Kishte tre raste brenda një natë, ndonëse në Gjilan dhe Pejë nuk kishte të plagosur, në Prishtinë humbi jetën një person. Kjo Task Forcë duhet ta zbardhë gjithçka se ca ka ndodhur në këtë rast dhe raste të tjera

Ende nuk është bërë e ditur ku është pista dhe pse ndodhi. Ata që kanë qenë në lokal kanë marrë lëndime nga xhamat”, tha Gazetari Enis Reçica nga Klan Kosova.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Një viktimë dhe 17 të plagosur pas sherrit me armë zjarri në disko, i përfshirë një anëtar i FSK dhe një person i kërkuar nga FBI


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania