Detaje të reja janë zbuluar nga jeta e shqiptarit të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Eleni Tofaloudi. Sipas, babait të vajzës, 19-vjeçari akuzohej për përdhunimin e tre vajzave të tjera përkatësisht 17, 18 dhe 19-vjeçare.
Edhe pse fillimisht, vajzat kanë shkuar në polici, në fund ato vendosën që të mos ngrinin padi kundrejt të riut shqiptar.
Ka qënë babai i studentes së vrarë, Yannis Topaloudis ai që ka risjellë faktin që se dy të pandehurit për vrasjen e të vajzës së tij, mes tyre edhe 19-vjeçari shqiptar, kishin tentuar më parë të joshnin vajzat të tjera në ishull.
"Kam informacion që furgoni i përdorurur në rastin e vajzës sime, dhjetë ditë më parë, u pa në një pikë në Rhodes, ku dy të rinjtë përpoqën të bënin diçka të ngjashme me disa vajza të tjera."
Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det. (LEXO KËTU)