TIRANË - Ekzekutimi i dy të rinjve Ervin Shaba dhe Andan Luli në banesën e Flamur Ymerit në zonën e Selitës për Prokurorinë e Tiranës është një ngjarje e cila do të kërkoj sërish kohë për tu zbardhur.
Për këtë arsye nga gjykata akuza kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë për Ymerin, teksa gjykata vendosi për të arrest me burg me afat.
Sipas prokurorisë Flamur Ymeri vazhdon të mbajë qëndrimin se vrasjet i ka kryer për vetëmbrojtje, por mosgjetja e armës nga është shtënë një predhë e sekuestruar në vendngjarje ka ngritur dyshime se skena e krimit është e manipuluar.
Avokati mbrojtës i Ymerit ka kërkuar që klienti i tij të hetohet në gjendje të lirë, pasi qëllim nuk ka patur vrasjen por mbrojtjen e pronës private.
Flamur Ymeri është nën akuzë nga prokuroria për vrasje në kapërcim të kufijëve të vetmbrojties dhe armbajtie pa leje, ndërsa pritet që nga tabulatet telefonike të zbardhet nëse autori ka komunikuar më parë në telefon me viktimat apo jo?
Një tjetër detaj që ka ngritur pikëpyetje për prokurorët është dhe fakti se viktimat janë vrarë në një distancë të afërt çka ka ngritur dyshime se versioni i deponuar nga Ymeri se i grabitësit i vrava me armën e tyre nuk qëndron.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO