Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Bujar Kuçi, i cili pak ditë më parë vrau me thikë nipin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë,ku xhaxhai i mori jetën nipit të tij Mirsad Kuçi, pasi qeni i këtij të fundit i ndoti në oborrin e shtëpisë. “Nipi më sulmoi vetë i pari me thikë dhe donte të më vriste. Kam reaguar për tu vetëmbrojtur”-tha Kuçi para trupës gjykuese. Ndërkohë, pas ngjarjes policia raportoi se xhaxhai dhe nipi kishin qenë në konflikt të vazhdueshëm për çështjen e një oborri të përbashkët, pasi nuk arrinin të ndanin me mirëkuptim sipërfaqen e tokës. Situata mes tyre ishte agravuar së tepërmi, kur qeni i viktimës kishte ndyrë në pjesën e oborrit të shtetasit Bujar Kuçi, duke bërë që ky i fundit të marrë thikën dhe të qëllojë nipin e tij 32-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda.
“Po haja bukë kur nipi më sulmoi”
Në daljen e parë në Gjykatën për Krimet e Rënda, Bujar Kuçi dha versionin e tij për krimin që i rëndon mbi shpatulla. 63 vjeçari është arrestuar si autori i vrasjes së nipit, Mirsad Kuçi, ndodhur të shtunën në Shkodër, pas sherrit për një qen. Para gjyqtares së gatshme Miliana Muça, i dyshyari pretendoi se ishte sulmuar fizikisht nga nipi dhe se veprimet e tij kishin qenë vetëmbrojtëse. “Unë isha ulur për të ngrënë bashkë me bashkëshorten, kur erdhi nipi me të atin e tij. Ata më ofenduan dhe më rrahën. Nipi kapi një thikë në tavolinë dhe tentoi të më qëllonte”-deklaroi Kuçi. Sipas të akuzuarit vrasja kishte ndodhur teksa ai po tentonte t’i shmangej sulmit. “Unë desha t’u kapja thikën nga dora. Nuk di se si ndodhi. Unë u vetëmbrojtja”-ka përfunduar ai. Përmes avokatit të tij Lauren Thomollari, 63 vjeçari i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Ky pretendim nuk u mor parasysh nga gjykata, e cila pranoi kërkesën e prokurorit për lënien e tij në paraburgim. Sipas prokurorisë, familja e të akuzuarit dhe e viktimës ishin përfshirë në një konflikt për shkak të një qeni të të ndjerit. Kafsha shtëpiake ndotte në një oborr të përbashkët të banesave të tyre. Ky fakt duket se ka acaruara marrëdhënien mes tyre, ç’ka precipitoi në ngjarjen e së shtunës.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com