Ylber Luli dhe foto nga vendi i ngjarjes
Report Tv ka siguruar foton e 24-vjeçarit që u vra nga një bashkëmoshatar pas një sherri në Shkodër. I riu humbi jetën në spital pas plagëve të marra, ndërkohë autori ra në prangat e policisë.
Sipas informacioneve viktima ka jetuar disa kohë në Skoci dhe pas kthimit në Shqipëri ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në qytet dhe punonte si udhërrëfyes turistik.
Ylber Luli gjithashtu më herët është marrë edhe me sport. Në 2019-ën zuri vendin e dytë në kampionatin ndërkombtar "Albania Open" në sportin e Brazilian Jiu-Jitsu.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Në pranga autori (EMRAT+VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA









