Vrasja në Tiranë, PD: Policia në drejtim të paditur, të enjten protestë te parlamenti

Vrasja në Tiranë, PD: Policia në drejtim të paditur, të enjten protestë te parlamenti

Pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit mbrëmjen e sotme, ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri akuzon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për mungesën e sigurisë në kryeqytet, teksa thekson se brenda 72 orëve në zemër të Tiranës kanë ndodhur dy vrasje.

Gjithashtu demokrati njofton se ditën e enjte do të zhvillohet protesta e radhës para parlamentit, teksa do të mbahet seanca plenare. "Llesh, Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur...njësoj si vrasësit...Po ti mos e vrit mendjen!

Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit "339"... pa siguria s'është detyra jote..." shkruan Gent Strazimiri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 19/03/2019 02:58

    Cthua mo koklaskuriq cthua??

    Përgjigju
  • xreport: 19/03/2019 00:56

    PD dhe LSI jeni funderina e europes

    Përgjigju
  • Leo Valona: 19/03/2019 00:28

    Ai mori atë që e kishte bërë hallall , por ti o kokëshpullë je edhe jurist dhe duhet ta dish që kriminelët është e vështirë t'i kapësh në flagrancë, por në fillim bëhet investigim, mblidhen provat në vend ngjarje etj me rradhë , prandaj para se të akuzosh policinë për mos kapjen e autorëve të krimit, duhet të presësh të mbarojnë hetimet o kokëdackë, pa krime ka dhe do ketë gjithmonë se jetojmë në Shqipëri o buçe e qelbur, se i mbushi plaku gërmuq salihovic berishovici me armë dhe tritol kriminelët shqiptarë që në 97-ten , prandaj ndodhin edhe sot këto ngjarje

    Përgjigju
  • Demokrati vërtet: 18/03/2019 23:58

    PD doli për të thënë datën e protestës, jo se ju dhimbs ky njeriu mirë që kishte dy vrasje në kurriz, babain dhe tregtarin e shkretë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë