Vrasja në Velipojë, Meta: Policia e Shtetit të mbikëqyrë territorin e vendit! Rendi dhe siguria janë dëmtuar seriozisht, duhen masa të reja

Vrasja në Velipojë, Meta: Policia e Shtetit të mbikëqyrë territorin e vendit! Rendi dhe siguria janë dëmtuar seriozisht, duhen masa të reja

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak pas mesnate në Velipojë, ku pas një përplasje me armë zjarri mbetën të vdekur 4 persona. Meta bën thirrje që Policia e Shtetit dhe e strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit, që paraqet rrezik të shtuar për konflikte, me qëllim parandalimin në kohë të këtyre veprave të rënda penale.

Meta thotë më tej se rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve.

‘Përplasja me armë zjarri në Velipojë, me 4 viktima dhe 2 të plagosur, është një tjetër ngjarje tronditëse, që kërkon hetim të plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

Prej kohësh i kam bërë thirrje, në mënyrë të vazhduar, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit, që paraqet rrezik të shtuar për konflikte, me qëllim parandalimin në kohë të këtyre veprave të rënda penale.

Konfliktet me armë zjarri, që konsumohen në ambiente publike dhe në kulmin e sezonit turistik, vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e dhjetëra qytetarëve, por nga ana tjetër dëmtojnë seriozisht imazhin e Shqipërisë tek turistët vendas dhe të huaj.

Plazhet dhe qendrat e qyteteve tona nuk e meritojnë t'i ngjajnë shesh-betejave të "Wild West". Ndaj në këtë situatë, që duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe që çdo ditë prodhon fatkeqësisht viktima, secili autoritet i lartë shtetëror duhet të mbajë përgjegjësitë e tij të detyrës dhe të heqë dorë nga propaganda cinike, që nuk mund të mbulojë të vërtetat, që i shohim të gjithë.

Rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve.’- shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, Basha: Shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin! Meta: Rendi dhe siguria janë dëmtuar seriozisht, duhen masa të reja


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë