VLORE- Disa orë pas krimit në një lokal në Vlorë ku një i ri i dënuar më parë për vrasje u ekzekutua me 6 plumba, policia zbardh dinamikën e ngjarjes.

Ergys Gjioveshaj, 33-vjeç mbeti i vdekur dhe tre kliente u plagosën aksidentalisht, është bilanci nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen 20 prillit në qytetin e Vlorës.
 
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të të enjtes, në një nga lokalet e natës përgjatë Lungomares, në zonën e Ujit të Ftohtë.
 
Ndërkohë ditën e sotme policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë që ndodheshin në lokal, ku sipas burimeve nga policia, të shtënat me armë kanë ndodhur brenda lokalit.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ne lokal, rezulton se 33-vjeçari i cili mbeti viktimë, ka qenë i shoqëruar me tre persona të tjerë, ndërkohë që është çuar nga tavolina dhe ka shkuar në tavolinën që ndodheshin dy persona të tjerë.
 
Po ashtu një nga personat që ka qenë ulur ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj i cili është përpjekur të largohet, por vrasësi e ka qëlluar disa herë të tjera gjë që ka sjellë dhe vdekjen e tij.
 
Ndërkohë nga pamjet e fokusuara nga kamera e sigurisë duket se një prej personave që ndodhej në tavolinë me viktimën ka nxjerrë dhe ai armën dhe ka shtënë në drejtim të vrasësit.
 
Nga përplasja me armë e të dyja palëve kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë të cilët ishin në lokal.
 
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve të cilët sipas kamerave të sigurisë janë të identifikueshëm dhe pritet arrestimi i tyre. 
ergysi
(Ergys Gjoveshaj, 33-vjeçari që u ekzekutua në lokal)



Report Tv sjell imazhet nga lokali ku ndodhi vrasja e të riut Ergys Gjioveshaj, 31 vjeç në Vlorë. 

Sot lokali u gdhi me dyshemenë me gjak, me karrige e tavolina të hedhura në tokë pas rrëmujës që u shkaktua në mesnatë nga të shtënat me armë ku mbeti i vrari i riu dhe u plagosën 3 persona të tjerë. Plumbat kanë shpuar mure e xhama të dritares. Skena duket sikur aty është zhvilluar një luftë e vërtetë. Dyshimet të cojnë se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi 16 vite më parë viktima kishte qenë bashkëpunëtor në një vrasje, krim për të cilin bëri disa vite burg.
 
[gallery]21925[/gallery]
 
Plagosen aksidentalisht 3 klientë në lokal
Nga përplasja me armë e të dyja palëve kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë të cilët ishin në lokal. Ata ishin kliente qe ishin ulur rastesisht ngjitur me tavolinen ku ndodhi perplasja. Te tre personat Florjan Hila 28 vjeç, Arsonel Llanaj 26 vjeç, Arta Lluka 22 vjeç u gjeten te papergatitur nga bresheria e plumbave qe po u shkrehen ne cast. Pavaresisht se moren mundimin te mbrohen, plumbat nuk i kursyen duke perfunduar ne spitalin e Vlores.
 
Vrasja në një lokal pranë Lungomares
Atentati me armë zjarri ku mbeti i vrarë Ergys Gjioveshaj ndodhi pranë Lungomares në zonën e "Ujit të Ftohtë".

Ai u qëllua për vdekje në një lokal nate, teksa ndodhej në shoqërinë e disa personave. 

Të plagosur mbetën 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore.

Të plagosurit janë Florjan Hila 28 vjeç, Arsonel Llanaj  26 vjeç, Arta Lluka  22 vjeç.

Policia po heton pistën e hamjarrjes, pasi Gjioveshaj rezultaton person me precedent penal. 16 vjet më parë ai është dënuar me 12 vite burg si bashkëpunëtor në vrasje.