TIRANË -  Është vënë në prangat e policisë Ergert Tafa, 25-vjeçari i cili një ditë më parë (pasditen e së martës) vrau me armë zjarri 38-vjeçarin Altin Çullhaj.

Ngjarja ndodhi në Varrezat e Sharrës në periferi të kryeqytetit, vend në të cilin viktima ka qenë duke punuar për rregullimin e një varri. Çullhaj, banor i zonës, u qëllua për vdekje me armën e 25-vjeçarit e cila nuk dihet se si është siguruar nga Ergert Tafa, nëse e ka pasur me leje apo jo. Menjëherë pas krimit i riu u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia mundi ta arrestojë mëngjesin e sotëm.


sharre me logo
(Në foto: Autori i krimit Ergert Tafa (majtas) policia në vendin e ngjarjes dhe viktima Altin Çullhaj (djathtas)

Ka qenë roja i varrezave i cili njoftoi policinë për trupin e pajetë brenda varrezave, ndërsa sipas hetimeve të deritanishme nga blutë e komisariatit numër 6, dyshohet që viktima me autorin të kenë pasur një konflikt të nisur pak kohë më parë mes tyre. Nga dëshmitë e dhëna nga banorë të zonës të cilët kanë dhënë versionin e tyre, viktima kishte krijuar një lidhje intime me një grua, njeri i afërt i autorit të krimit.

varrezat
(Foto nga vendngjarja)  FOTO
 
Sipas policisë, Çullhaj është parë disa herë ta shoqëronte gruan deri në afërsi të shtëpisë së saj, ndërsa kjo e fundit, kishte disa kohë që ishte e ndarë nga burri. Të dhënat që ka mbledhur policia, tregojnë se ka qenë ku shkaku që i riu të ketë marrë armën dhe të ketë gjetur momentin kur Çullhaj ka qenë i vetëm dhe t’i merrte jetën. Gruaja, është nënë e dy fëmijëve dhe është braktisur nga bashkëshorti i saj dhe prej disa muajsh ishte parë në fshat në shoqërinë e viktimës. Policia po heton edhe në pista të tjera, pasi dy familjet nuk kanë dhënë asnjë detaj të rëndësishëm për hetimin.
​
Tafa, sipas policisë nuk rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penal. 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)