Vrasja për varësen e floririt
djali zbuloi identitetin e autorit

TIRANE- Njëri nga vrasësit e Fatbardha Tafës, është arritur të identifikohet nga djali I viktimës 13-vjeçar. Sipas të dhënave policore por edhe dëshmisë së dhënë në polici të Lumturie Gjanës, 13-vjeçari ka arritur t’i zbulojë fytyrën njërit prej autorëve që po tentonte t’i merrte çantën e dorës dhe varësen e floririt nga qafa, nënës së tij.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se fëmika ka arritur t’i heqë kapelen njërit prej autorëve që kishte zbritur nga motori dhe po tentonte t’i merte çantën 37-vjeçares.

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka mblodhi dje paradite në një takim drejtorët e policisë së të gjitha qarqeve si dhe krerët e Drejtorisë së Përgjithshme nga të cilët ka kërkuar gjetjen dhe ndalimin sa më parë të vrasësve që i morën jetën Fatbardha Tafës, dhe plagosën Lumturie Gjanën mbrëmjen e së martës (7 gusht) pranë ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë. Nëse rezultatet nuk mbërrijnë brenda një harku kohor të shkurtër, Noka paralajmëroi edhe shkarkime nga detyra, mësoi Shqiptarja.com.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com KLIKONI PER VERSIONIN PDF

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë