Vrasja për varësen, vjehrra e
motrës: Grabitësit të varen

Vrasja e Fatbardha Tafës, katër ditë më parë ka lënë pa fjalë dhe anëtarët e familjes së Lumturie Gjanës, të cilët jo vetëm që kanë humbur motrën e nuses së tyre, por ndiejnë mbi shpatulla një përgjegjësi të madhe, pasi viktima ditën e vrasjes kishte mbëritur për vizitë tek banesa e tyre. Hasbie Gjana, tregon se ditën e krimit, djali i saj e kishte porositur nusen e tij Lumturien, që kur të dilnin në mbrëmje ta lajmëronin dhe atë, me qëllim që ai ti shoqëronte gjatë shëtitores tek ish-fusha e Aviacionit në Tiranë, ky dy motrat kanë dalë së bashku me pesë fëmijët e tyre.Vjehra e Lumturies, Hasbie Gjana, tregon në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" se në orën kur dy motrat kanë dalë jashtë, djali i saj ishte në gjumë pasi kishte ardhur i lodhur nga puna. Nisur nga kjo situatë, Lumturia, ka preferur të mos e zgjojë bashkëshortin e saj, duke u nisur së bashku me motrën dhe fëmijët për të dalë xhiro. E moshura Gjana, tregon se pas 20 minutash djali kishte marrë një telefonatë nga mbesa e madhe e cila e ka njoftuar se dy persona kanë qëlluar me thikë Fatbardhën dhe e kanë lënë të plagosur.Pas kësaj telefonate, djali është nisur për tek vendi me vrap, ndërsa kur ka mbëritur Lumturia në shtëpi, e vjehra tregon se ajo nuk mbushej dot me frymë nga tronditja që kishtë pësuar. Ajo tregon se ditën e ngjarjes mes pesë fëmijëve, ndodhej dhe djali 2-vjeçar i Lumturies, i cili është trembur jashtëzakonisht shumë nga ngjarja. E moshuara, kërkon që policia të arrestojë vrasësit, duke i bërë thirje që më pas ata të varet së bashku tek vendi ku vranë me thikë 38-vjeçaren Fatbardha Tafa.
Në dijeninë tuaj si ka ndodhur ngjarja tek ish-fusha e Aviancionit?
Kanë qënë së bashku dy motrat bashkë me fëmijët dhe kanë dalë nga dera e shtëpisë për të shkuar në drejtim të lojërave të fëmijëve, pasi ishte pasdite, shumë nxehtë bënte dhe nuk rrihej në shtëpi. Për të nxjerë dhe fëmijët jashtë, Lumturia së bashku me të montrën kanë vendosur të dalin, dhe janë nisur në drejtim të këndit të lojërave. Siç më ka treguar mbesa e madhe, dy motrat gjatë ecjes qëndronin prapa krah njëra-tjetrës, ndërsa fëmijët ishin para, pasi nxitonin për të shkuar të luanin tek këndi i lojërave. Gjatë kësaj dy persona janë afruar me motor dhe po përlesheshin me nusen dhe motrën e saj. E kanë qëlluar me dy thika Fatbardhën dhe në kohën kur kjo ka rrënë direkt në tokë dhe rënkonte, ka ndërhyrë djali i saj 13-vjeçar dhe i ka hequr kapelen njërit prej autorëve.Pas kësaj ata kanë dashur të vrasin dhe djalin e vogël, por ka ndërhyrë tezja e tij Lumturia që e ka mbrojtur, e cila është qëlluar me thikë në krahë.
Po djali i Fatbardhës çfarë ka treguar, ka arritur të njohë personin që i hoqi kapelen nga koka?
Nuk e di fare. Ai mbase mund ta ketë njohur po dhe nuk i kujtohet për shkak të tronditjes që ka patur. Janë bërë fëmijët me hije, kanë parë tmerrin me sy, as nuk hanë por vetëm qajnë. Djali i vogël, 2-vjeç që në momentet e krimit ndodhej në krahët e të motrës, thotë: "...Oj nënë bam ra tezja e vranë...". Të mbushen sytë me lot kur e dëgjon.
Po policia ka marrë kontakte me anëtarët e familjes tuaj apo me motrën e Fatbardhës?
Këtu policia ka erdhur vetë një herë dhe më nuk është dukur. Lumturien e kanë marrë në pyetje që në spital, ja ka treguar që të gjithë ngjarjen dhe më pas është mjekuar për të shkuar në Durrës, ku do të bëhej ceremonia e varrimit. Policisë unë i kërkoj vetëm këtë që të arrestojë vrasësit menjëherë dhe më pas ti varrë që të dy tek vendi ku vranë dhe Fatbardhën. Çfarë vaji kishte ajo e shkreta, çfarë krimi kishte bërë. Punonte si emigrante në Itali dhe kishte një muaj që kishte ardhur në Shqipëri, ata vijnë dhe e vrrasin në sy të fëmijëve. Atyre duhet ti ripet mishi kur të arrestohen, pasi kanë therur një njeri të pafajshëm.
Po ndonjë nga burrat e shtëpisë tuaj nuk i shoqëronte gjatë xhiros?
Jo jo, ato kishin dalë vetëm. Djali e porositi nusen që kur të dilnin me fëmijët ta lajmëronte dhe atë, por Lumturies i erdhi keq që ta ngrinte nga gjumi, dhe janë nisur vetëm në drejtim të lojërave. Pas 20 minuta, mbesa e ka marrë në telefon dhe i ka thënë hajde shpejt se kanë qëlluar me thikë tezen. Është ngritur dhe ka ikur me vrap. E kam pyetur se ku po shkonte me shpejtësi, çfarë ka ndodhur nuk e di më tha as vetë dhe iku me vrap.
Po nusja juaj si ndodhet aktualisht?
Lumja mirrë është, vetëm se nuk i lëviz gishtat e dorrës ku e kanë qëlluar. Siç më tha i kanë prerë një damar dhe do bëjë një operacion të lehtë. Sot (dje), është në shtëpia e të motrës, pasi presin ngushëllime akoma.
(Intervista u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë