TIRANE-Janë ekstraduar nga Anglia për të vuajtur dënimin në Shqipëri tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale
/Shqiptarja.com
Të ekstraduarit janë Masimo Fishti 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika 38 vjeç nga Durrësi i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge dhe Edison Mulaj 21 vjeç nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim.
Masimo Fishti akuzohet se vrau rumunin Ioan Suditu në 25 prill 2015 me thikë. Sadri Lika u dënua, pasi në 2013 në Britani u zbulua së bashku me dy persona të tjerë duke trafikuar 18 kg kokainë përmes një kamioni frigoriferik.
Ndërsa Edison Mulaj u dënua me 12 vite në 2015, pasi përdhunoi dy gra në Britaninë e Madhe.
dy.b/shqiptarja.com











