TIRANE- Pjetër Paçani, biznesmeni i kompanisë së betonit “Paçani Sh.p.k” rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së shtetasve Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Shkak i këtij krimi të dyfishtë ka qënë një kontratë huamarje mbi 100 mijë euro, e cila nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë. Si pasojë e kësaj ka lindur një konflikt, ku palët janë konfliktuar nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave, duke ofenduar njëri-tjetrin. Për pasojë Pjetër Paçani, ka marrë një pistoletë dhe ka shkuar në një lokal të quajtur “Exen” në autostradë, ku pinin kafe shtetasin Vlash Gjeçi dhe Ndoc Zymaj.
Sapo ka hyrë në lokal, Paçani ka nxjerrë armën dhe ka pohuar “…mos lëvizni…” dhe ka qëlluar disa herë në distancë të afërt në drejtim të viktimave dhe duke shqiptuar fjalët” “…më shani prap me nënë e motër…”. Pas kësaj teksa ka dalë nga lokali, i është drejtuar shtetasit Arben Gjokola “…ti mos lëviz…” dhe ka hipur në automjetin tip “Porsche” dhe është larguar pa u arrestuar ende dhe sot nga Policia e Shtetit. Ndërkohë njëri nga viktimat Vlash Gjeçi, teksa ishte ende gjallë ka shqiptuar fjalët “…na preu në besë…”, fakt i cili është shprehur në gjykatë dhe nga dëshmitari Gjokola.
I lirë në Shqipëri
Biznesmeni prej tre vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që informacionet e policisë dhe prokurorisë tregojnë se Paçani qëndron i lirë në Shqipëri, duke qëndruar larg syrit të policisë nga një banesë në tjetërn. Kjo pasi shumë nga dokumentat e paraqitura në polici dhe gjykatë, janë firmosur nga vetë biznesmeni laçian Pjetër Paçani.
Ndaj këtij të fundit ditën e djeshme në gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore, ku prokurori i çështjes gjatë dhënies së pretencës, kërkoi para gjykatës deklarimin fajtor të biznesmenit Paçani dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçit. Në konkluzionet e prokurorisë tregohet se njëri nga viktimat Ndoc Zymaj, është kushëriri i Paçanit, njëherësh dhe furnitor e menaxher i kantierit të lavatriçes së inerteve në Fushë-Milot, që ndodhet në pronësi të biznesmenit Pjetër Paçanit.
Konflikti
Në konkluzionet që prokurori Shahin Pasha paraqiti gjatë ditës së djeshme në gjykatën e Tiranës, argumentoi se i pandehuri Pjetër Paçani, dhe viktimat Ndoc Zymaj e Vlash Gjeçi kanë qënë banorë të qytetit të Laçit, të njohur prej vitesh dhe me marrëdhënie shoqërore e familjare të mira e të afërta mes tyre. Është dokumentuar gjatë hetimit se i pandehuri Pacani për nevoja të biznesit të tij, i kishte marrë borxh me përqindje interesi një shumë financiare prej mbi 100 mijë euro, shumë e cila nuk është kthyer. Fakti i borxhit sipas akuzës provohet në disa mesazhe të zbuluara në telefonat e viktimave, ku nga përmbajtja e tyre duket dhe ashpërsimi i situatës.
Akuza argumenton se para se të ndodhte krimi i rëndë në datën 18 shkurt 2011, mes të pandehurit dhe dy viktimave ka pasur një komunikim telefonik, ku kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe akuza ndaj njëri-tjetrit. Nisur nga kjo situatë prokuroria ka kërkuar në gjykatë, deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të biznesmenit Pjetër Paçani.

Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com