Një 38-vjeçare serbo-kosovare është gjetur e vdekur ditën e diel në kopshtin e një shtëpie në Austri, me plagë të rënda në kokë. Autor i vrasjes dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, një shqiptar nga Kosova, nga i cili jetonte e ndarë.

Dyshohet se për vrasjen e saj është përdorur një kaçavidë dhe thuhet se 38-vjeçarja kishte edhe plagë nga një armë zjarri. Armët janë sekuestruar

47-vjeçari ra shpejt në prangat e policisë dhe tani ndodhet në paraburgim.

Sipas hetimeve paraprake, mes çiftit kishte shpesh grindje, por motivi i kësaj vrasjeje ende nuk është i qartë. Viktimës do t’i kryhet një autopsi për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.