MALI I ZI - Vrasje e trefishtë ka ndodhur në Stari Aerodrom. Policia njoftoi se në një lagje të Podgoricës janë gjetur tre trupa të pajetë, tre burra madhorë.

Sipas burimeve të gazetës “Vijesti” në polici, mes viktimave janë edhe vëllezërit nga Rozhaja, Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27).

Krimi nuk lidhet me përplasje mes grupeve kriminale.

Policia është në kërkim të Vehid Murić, nga Rozhaja, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e trefishtë. Dyshohet se krimi është kryer gjatë natës, në një apartament të marrë me qira.

Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja dyshohet se ka vrarë tre shokët e tij, me të cilët ndodhej në Podgoricë dhe punonte në ndërtim, dhe më pas është arratisur.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas informacioneve paraprake, vepra penale dyshohet të jetë kryer me përdorimin e një arme të ftohtë.

Dyshohet se i dyshuari, pas krimit, ka shkuar në qytetin e tij të lindjes, ku në shtëpinë familjare ka ushtruar edhe dhunë ndaj nënës së tij.

Rasti është denoncuar nga familjarët në polici, dhe më pas është zbuluar edhe krimi në Podgoricë.

Policia po e kërkon intensivisht të dyshuarin.

lajm në përditësim...