Ishte shkurt i vitit 2007, dhe Airman Brandon ushtar amerikan sapo kishte gjuajtur një bombë supersonike të drejtuar nga lazeri nga droni i tij ‘Predator’ që kishte shenjestruar një ndërtesë në Afganistan, që nga stacioni i kontrollit në Las Vegas, 7.500 milje larg.
Sulmi synonte vrasjen e një luftëtari armik që besohej të ishte brenda ndërtesës por në momentin e fundit ai pa një fëmijë të vogël që po futej në objektivin e synuar.
Airman Brandon para goditjes vdekjeprurëse thotë se njoftoi eprorët e tij të Forcave Ajrore
“Duhet ta ndërpresim sulmin. Në ndërtesë u fut një fëmijë”. Me këto fjalë ushtari iu drejtua komandantëve të tij por ata e urdhëruan të qëllonte objektivin duke shtuar gjithashtu se nuk ishte fëmijë. ‘Ishte vetëm një qen’, thanë eprorët.
Airman Brandon thotë se ajo ditë ishte për të pengu i jetës dhe se shpesh ato imazhe i shfaqen në ëndërr.
Megjithëse ndodhej mijëra milje nga objektivi i sulmuar, ai thotë se e ndjeu vdekjen fare pranë.
"Kur tërhoqa këmbëzën, e dija se ishte e gabuar," tha Brandon. "Kur raketa goditi, shpirti më tha që isha një vrasës”
Airman Brandon thotë se është i bindur se eprorët e tij nuk kishin gabuar por kishin bërë faj me ndërgjegje. Para lëshimit të raketës, Brandon thotë se kishte shkëputur një ‘frame’ nga objekti që po futej në ndërtesë dhe pasi u bind se ai ishte një fëmijë, raportoi te eprorët, të cilët I thane se ishte ‘vetëm një qen’
‘Pas sulmit sigurova fshehurazi kasetat me imazhe dhe i pashë disa herë. Nuk kisha gabuar. Ai ishte një fëmijë’, -thotë Airman Brandon
Kur Brandon mori vendimin për t’u larguar, atij iu dha një përmbledhje statistikore e operacioneve të tij. Ai mendonte se gjatë gjithë kohës që kishte vepruar si operator dronësh duhej të kishte vrarë 13 njerëz, por ai nuk dinte gjithçka.
“Nuk mund tu besoja syve kur lexova 1626 të vrarë në operacionet ku ishte përfshirë skuadroni im”, - thotë Brandon.
Në vitet kur ishte larguar nga ushtria, Brandon ka dëshmuar para OKB në lidhje me përdorimin e dronëve të ushtrisë amerikane. Ai thotë se pas dëshmive “u bëra një figure e urryer për ushtrinë amerikane. Më vonë – thotë Brandon, - mora një telefonatë nga dikush që më tha që ishte nga FBI dhe se SHBA kishin nevojë”, por ai e hodhi poshtë kërkesën.
Brandon thotë gjithashtu se familja e tij është kërcënuar nga njerëz të panjohur të cilët kanë thënë se duhet ta mbaja gojën mbyllur.
Zyra e Forcave Ajrore të Hetimeve Speciale ka mohuar se ka frikësuar apo kërcënuar ish ushtarin amerikan.
Trembëdhjetë vjet pas këtij misioni, e njëjta lloj rakete u përdor për të vrarë gjeneralin iranian Qasem Soleimani ndërsa ishte në një udhëtim në Bagdad në muajin janar, duke rikthyer tensionet në Lindjen e Mesme.
Dronët janë bërë arma përcaktuese e luftës në shekullin 21.
Por të gjesh njerëz të mjaftueshëm për të komanduar ‘terminatorët’ dron sot është e vështirë. Sipas ‘The Time’, shumë pilotë nuk pranojnë ti drejtonë dronët pasi mendojnë si dhe Airman Brandon dhe pjesërisht për shkak se operatorët e dronëve vuajnë nga nivelet më të larta të "shqetësimit psikologjik". Edhe Brandon, kur ai u largua nga Forcat Ajrore në vitin 2011, u diagnostikua me çrregullim Stresi Post-Traumatik.