DURRËS- Një i ri është ekzekutuar me breshëri automatiku pasditen e kësaj të diele (24 janar) në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen 16, teksa viktima është identifikuar si Edmir Begu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku ka arritur që të mësojë përmes burimeve se 32-vjeçari është qëlluar në kokë dhe në gjoks, ndryshe nga sa është raportuar në njoftimin zyrtar ku policia thotë se ka marrë plagë në këmbë. 32-vjeçari me 2 emra është qëlluar sapo ka zbritur nga makina e tij, çka shton dyshimet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se nuk ka mundur do t’i mbijetojë plagëve të marrë e për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar disa persona në Komisariat si persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, por jo autorin/ët të dyshuar. Ky ose këta të fundit, pasi nuk dihet nëse bëhet fjalë për 1 autor apo më shumë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar nga errësira në këtë zonë.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Tre janë pistat kryesore ku është fokusuar grupi hetimor. Bëhet fjalë për konflikte jashtë shtetit, kjo e përforcuar edhe nga fakti viktima kishte ndryshuar edhe emrin. Pista e dytë është prishja e ndonjë pazari dhe pista e tretë është sherr i ditëve të fundit që ka agravuar deri në ekzekutimin e të riut.
Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion shtesë. Ju njoftoj se shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës”, thuhej në njoftimin e policisë.
Tre janë pistat kryesore ku është fokusuar policia për vrasjen e të riut Edmir Begu. Bëhet fjalë për konflikte jashtë shtetit, kjo e përforcuar edhe nga fakti viktima kishte ndryshuar edhe emrin. Pista e dytë është prishja e ndonjë pazari dhe pista e tretë është sherr i ditëve të fundit që ka agravuar deri në këtë pikë.
Report Tv mëson se në vendin e ngjarjes, ku mbeti i vrarë i riu Edmir Begu (Ilir Kuçi) ka mbërritur edhe Drejtor i policisë kriminale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.
Report Tv ka mësuar të tjera detaje lidhur nga vrasja e të riut në Durrës. Mësohet se Edmir Begu, përdorte edhe emrin Ilir Kuçi. Mësohet se ai është ai qëlluar sapo ka zbritur nga makina e tij.

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes ku u vra i riu i identifikuar si Edmir Begu. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, Durrës, ku siç shihet nga pamjet është rrethuar nga shiriti i policisë, teksa të pranishme në vendin e ngjarjen janë forca të shumta të uniformave blu.
Report Tv ka mësuar se 32-vjeçari i vrarë pasditen e kësaj të diele pas një sherri të çastit është Edmir Begu.
-
Te qofte dheu i lehte e paç rahmet o Lok djali.
Përgjigju -
Ja fiks si thot kryeministri te han kokat e njerit tjeter
Përgjigju -
E keteje na Vlora me keqe eshte , duhene kontrolle 24 ore
Përgjigju -
Kush ka 2 emra, te paguaj familja per te gjetur kush e vrau... Te gjithe e dime pse kane nga 2-3-5 emra kta rob zoti, tani taksat e mia te vene te gjejme kush e vrau... Se deri sa jane gjalle nuk me rezulton qe i ndajne leket me mua kta tipa
Përgjigju-
Jeta eshte aritmetike Olimbi
-
Plotesisht dakort
-
-
Plerat le te shfarosin njeri tjetrin.Shteti te mbroj te ndershmit pa kto lejini te vriten pa problem.
Përgjigju -
PSE ME U VRA? ZGJITHEN PUNET EDHE ME FJALË. PO SHFAROSEMI MES VETIT
Përgjigju -
Ne shqiperi kane mbetur vetem 1 miljon shqiptare por duke qene se kane nga 2 - 3 emra duket sikur jane 3 miljon
Përgjigju-
ahhaahaahha fiks vlla po rilindja do mandat te 3 te mbeten 500mij se i perzuri te gjith
-
Ta pret mendja qe ne votime dalin nje milion e gjysem votues per 1 milion popullsi ....Ka qe perdorin dhe tre kater emra.
-
-
albanistan hesapi kallash dinamit kto lajme ka cdo dit,,, mere me long e mjera shypni
Përgjigju-
Ti lexon lajmet edhe neper evrope qe ndodhin tnjejtat krime apo flen gjume gjithe diten kokerr kari parazit
-
-
U shojtene shqiptaret, ah Envere ti e bere sus kete populle.
Përgjigju-
Rroft Sali Berisha!
-
Se mos je korçare moj e të ka zënë në gjysmë rrugës
-












Komente
Komento