Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar. Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.
Artan Myrtaj rezulton i përfshirë 1 vit më parë në një plagosje për një tokë.
Lajmi në përditësim....
Pamje të rënda nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. Nëna e 44-vjeçarit shpërthen në lot sapo sheh të birin e pajetë të shtrirë, ndërsa një grua dhe një efektiv policie përpiqen ta mbajnë.
Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u vra me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë. Dy persona me mortor dhe Skafandra qëlluan me armë ndaj 42-vjeçarit dhe u larguan.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Sarandë, ku një person u vra me armë zjarri dhe një kalimtar mbeti i plagosur. Në pamje shihet momenti kur ai dërgohet në ambulancë.









Komente
Komento