Një dëshmitar ka rrëfyer momentet e vrasjes së Artan Myrtajt në qendër të Sarandës. Sipas tij, 44-vjeçari kishte shkuar në lokal pasi e kishte ftuar një shok. Pasi piu kafen, autorët me motor dhe skafandra hapën zjarrë. 44-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por autorët e ndoqën dhe e qëlluan sërish.

“Ai piu kafe se e ftoi dikush këtu. U ulu piu kafe, i thotë shokut që e ftoi do iki. 5 metra, erdhën dhe bënë goditjen e parë, ai e kuptoi dhe iku më vrap. Ata e sulmuan”, rrëfen ai.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën