TIRANËBriken Sanaj, 39-vjeç nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e sotme (30 tetor) me breshëri plumbash kallashnikovi në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë, e cila është larguar menjëherë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë, ndërsa burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, mësojnë se Briken Sanaj ka marrë 3 plumba në fytyrë dhe është qëlluar nga një distancë e afërt, sapo ka dalë nga garazhi ku kishte lënë makinën.

Ai është dërguar në spital nga shoku i tij me një makinë tip 'Audi', por 39-vjeçari nuk ka arritur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ai kishte më shumë se një vit që ishte rezident te 'Kodra e Diellit', ndërsa nga rojet njihej edhe me emrin si Anton Gjini.

Ndërkohë sipas bluve të kryeqytetit, në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet tip 'Benz', me targa 'AA777GY', i cili dyshohet se u përket autorëve. Targat e makinës tip 'Benz' i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov. Policia thotë se ka shoqëruar disa persona në polici, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës. 

1667194772_WhatsAppImage20221031at00.32.252.jpeg

1667194789_WhatsAppImage20221031at00.32.251.jpeg

1667194807_WhatsAppImage20221031at00.32.26.jpeg

 

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:04
Kush është 39-vjeçari me dy emra që u vra te rezidenca ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë! U qëllua nga një distancë e afërt

 

Report Tv mëson të tjera detaje nga vrasja e Briken Sanajt. Në dokumentet që ju gjetën me vete, ai rezulton si Briken Sanaj, por nga rojet private të Kodra e Diellit, njihet edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari kishte më shumë se një vit që ishte rezident te Kodra e Diellit.

Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi dhe është takuar me dy a tre shokë të tij. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt me kallashnikov  tre herë nga një makinë tip ‘Benz’, e cila u gjet e djegur në Qafë-Kashar.

Ora 23:48
Vrasja e 39-vjeçarit në Tiranë, gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar! Dyshohet e autorëve

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin paraprak në lidhje me vrasjen e Briken Sanajt mbrëmjen e sotme në Tiranë.

'Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Briken Sanaj, rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. 

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.'- njofton policia.