Vrasje me paramendim e vjedhje me dhunë, OFL u dërgon formularin 3 të dënuarve në Tiranë (EMRAT)

Vrasje me paramendim e vjedhje me dhunë, OFL u dërgon formularin 3 të dënuarve në Tiranë (EMRAT)

Foto ilustruese

TIRANË- Vrasje me paramendim, vjedhje me dhunë, vrasje me armë...janë këto krimet e kryera nga 3 të dënuarve që ditën e sotme u është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë nga OFL-ja. Tirana është ndalesa e radhës, ku kërkohet që të tregojnë burimin e të ardhurave të tyre Mario Meshinit, i arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit, Indrit Doçit dhe Ernest Dodës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. M., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim";
I. D., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim";
E. D., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cik si pak si plot: 26/06/2020 14:39

    Po clidhje ka MARIO Meshini me OFL o shtet, pak se e mbajtet ne burg kot se ishte ne momentin e gabuar ne kohen e gabuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë! Edhe deputetët tentojnë bllokimin e mjeteve

‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë! Edhe deputetët tentojnë bllokimin e mjeteve