Një vrasje me armë zjarri është shënuar në qytetin e Durrësit në orën 01:00 të mëngjesit. 45-vjeçar Martin Ndreca, mbeti i vdekur në vend brenda makinës së tij, pasi u qëllua me armë automatike. Policia e Durrësit, ka arritur të zbardhë deri më tani dinamikën e ngjarjes, dhe të identifikojë autorin, të cilin e ka shpallur në kërkim. Ai është 37-vjeçari Ndue Zefi.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Kënetës, dhe dyshohet që gjithçka të ketë nisur si pasojë e një sherri për motive banale. Policia gjeti në vendin e ngjarjes 5 gëzhoja.
Foto nga vendi i ngjarjes
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku, raporton nga Durrësi, se viktima dhe autori kanë qenë me njëri-tjetrin pak momente para ngjarjes së rëndë. Kanë qenë bashkë në një lokal në Durrës, kanë nisur më tej një sherr mes tyre për motive banale, dhe janë larguar. Por 37-vjeçarit nuk i ka dalë inati i sherrit momental...Autori i ka dalë para shokut të tij 45-vjeçar i cili u largua me automjet, dhe e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur brenda makinës.
"Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje", thotë Policia e Durrësit në një njoftim paraprak për ngjarjen .
Dy protestues me pak per PD. Te dy jane viktima te politikave arsimore te partise qe mbeshtesin, ironike!
PërgjigjuClidhje ka kjo me poltiken? Kta jane shqiptaret. Te majte e te djathe nji brum jemi po nuk na shkoi e jona te heqim qafe dhe ta paguajme deri ne vdekje.
Nji shqiptar me pak. Dy famile te shkaterruara dhe nje hasmeri me shume. Kjo eshte kultura e shqiptarit. Duhet burgim i oerjetshem per kedo qe vret pet motive hasmerie, hakmarrjeje dhe vret nji femer.
PërgjigjuNje mirditor me pak
PërgjigjuNje mirditor me pak
PërgjigjuNje mirditor me pak
PërgjigjuCfare aresimimi mund te kene viktima dhe autori ? Likja
PërgjigjuTë diplomuar te universiteti Vitrina
Te dy durrsiane te vjeter duken nga emrat. Kokat hengshin se kafshe pylli jane.
PërgjigjuU hap dhe një hasmëri tjetër 200 vjecare..
PërgjigjuDuhet ndalu edhe alkoli pas llotove. Dhe do shikoni sa do zvoglohet numri i vdekjeve
PërgjigjuAlkoli+Budallik jan nje kombinim shum i keq me kto lloj pasojash. Ose Alcohol & Silly people dont mix thoshte nje miku im rrafmet i past shpirti. Thenje e vertet.
Ke Të drejtë të ndalojmë dhe verën dhe ujin e detit se mbyten njerzit..
Bajga!
Përgjigju